Aktualitet

AIDSSH zbardh dosjen, si përgjohej Rrahman Parllaku në qeli nga Sigurimi

Mes rreshtave gjatë survejimit në burgun e Burrelit, agjentët e Sigurimit shkruajnë në dosje se Parllaku nuk ka pasur një qëndrim të drejtë dhe ka zhvilluar aktivitet armiqësor kundër partisë.

E.K
AIDSSH zbardh dosjen, si përgjohej Rrahman Parllaku në qeli nga
Rrahman Parllaku

TIRANË- Këtë të premte, në 105-vjetorin e lindjes të Rrahman Parllakut, Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar dosjen e tij, gjatë regjimit komunist, ku përndiqej nga  Sigurimi dhe në burgun e Burrelit, pas dënimt të marrë me 25 vite heqje lirie “Për organizim k/revolucionar dhe veprimtari komplotuese antiparti”, me arsim të lartë ushtarak.

Në 9277 faqe, AIDSSH zbardh survejimin që Sigiurimi i bënte Rrahman Parllakut, ish- gjeneralit, partizanit në luftën antifashiste, heroit dhe komandantit të lartë ushtarak. Mes rreshtave gjatë survejimit në burgun e Burrelit, agjentët e Sigurimit shkruajnë në dosje se Parllaku nuk ka pasur një qëndrim të drejtë dhe ka zhvilluar aktivitet armiqësor kundër partisë.

“Me datë 14.12.1974 si ushtarak i lartë është marrë në përpunim aktiv 2A “për veprimtari komplotuese” nga Dega e Sigurimit të Ushtrisë. Nga përpunimi i tij del se: “Objekti gjatë kohës, nën drejtimin e armikut Beqir Balluku dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, ka zhvilluar veprimtari armiqësore kundër vijës politike të partisë në ushtri.Ka marrë pjesë aktive në përpunimin e materialit armiqësor me tezat e Këshillit të Mbrojtjes. Me funksionimin që kishte në ushtri është përpjekur të shpërndajë këtë material dhe ta aprovonin.” Gjatë kohës që vuan dënimin në repartin 321 Burrel, “qëndrimi i tij nuk ka qenë i mirë, ka zhvilluar aktivitet armiqësor më formën e agjitacionit e propagandës, duke ju kundërvënë vijës politike të partisë”, thuhet në dosje.

AIDSSH zbardh dosjen, si përgjohej Rrahman Parllaku në qeli nga
Pjesë nga dosja
AIDSSH zbardh dosjen, si përgjohej Rrahman Parllaku në qeli nga
Pjesë nga dosja
AIDSSH zbardh dosjen, si përgjohej Rrahman Parllaku në qeli nga
Pjesë nga dosja
AIDSSH zbardh dosjen, si përgjohej Rrahman Parllaku në qeli nga
Pjesë nga dosja

Në dosjen formulare nr. 3210, e përbërë me 372 faqe, dokumentet janë ndërtuar mbi bazën e përgjimit të shtetasit të survejuar Rrahman Parllaku, në ambientet e burgut të Burrelit, të kryera me T.O. Pra është vepruar ndryshe me shtetas të tjerë të cilët në të shumtën e rasteve ndiqen para arrestimit të tyre. Gjithashtu është evidentuar se shtetasi Rahman Parllaku është përgjuar si i dënuar së bashku me shtetas të tjerë të burgosur si “Kiço Ngjela, Lipe Nashi etj”, në burgun e Burrelit.

“Përgjimin me T.O. vijon mes “të dënuarve antiparti si Gjergj Titani, Bardhyl Belishova, Maqo Çomo, Fadil Paçrami, Rahman Parllaku, Kiço Ngjela etj.”. më së shumti janë përgjuar bisedat e zhvilluara nga “të dënuarit antiparti Kiço Ngjela, Rahman Parllaku, Spartak Ngjela”, thuhet më tej në dosje.

Rrahman Përllaku nga viti 1943 e deri në vitin 1973 ai mbajti detyra të larta në forcat ushtarake gjatë luftës Nacional-Çlirimtare dhe më pas luftës detyrën e zëvendësministrit për Përgatitjen Luftarake të Ushtrisë. Gëzonte titullin “Hero i Popullit”, dekoruar me 9 urdhra e tri medalje të luftës dhe 3 urdhra të shërbimit ushtarak. Parllaku ishte edhe deputet i Kukësit në Kuvendin Popullor për 7 legjislatura rresht, që nga viti 1945 deri në vitin 1973. Gjykata e Kasacionit vendosi, më 20 korrik të vitit 1994, prishjen e vendimit të 5 nëntorit të vitit 1975 të Gjykatës Ushtarake, që i cilësoi fajtorë ushtarakët e lartë, dhe pushimin e akuzave./ZËRI

Poll

MOS HUMB