Politikë

“1 milionë vota në zgjedhjet e 2025-ës”/ Rama mbledh kryebashkiakët socialistë: PS do mandatin e 4-t!

Në takimin e zhvilluar tek Pallati i Kongreseve, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar që të gjithë të punojnë maksimalisht me një fokus të vetëm: mandatin e katërt qeverisës!

k.m.
“1 milionë vota në zgjedhjet e 2025-ës”/ Rama mbledh
Edi Rama dhe socialistët

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë "porositë" për kryebashkiakët socialiste, por edhe për 15 drejtuesit politikë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin që vjen. Në takimin e zhvilluar tek Pallati i Kongreseve, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar që të gjithë të punojnë maksimalisht me një fokus të vetëm: mandatin e katërt qeverisës!

Duke qenë se risia në këto zgjedhje është vota e emigrantëve, Rama ka kërkuar që fokusi të jetë tek emigrantët. Në fjalën e tij, Rama ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve dhe krerët e bashkive që në çdo bashki të vendoset një koordinator pune për të evidentuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për secilën njësi administrative. Rama kërkon që të evidentohet çdo shqiptar që jeton jashtë, e që të regjistrohet që të votojë në zgjedhjet e ardhshme. 

Për Ramën, çdo votë e diasporës duhet që të maksimalizohet në favor të Partisë Socialiste. Në total, për kreun e qeverisë, duhen 1 milionë votuesë.

“Fusha është e hapur dhe e gjithë partia e PS duhet të jetë në sulm,”-mësohet të ketë thënë Rama.

Deri më tani, kreu i qeverisë ka zhvilluar "retreat-e" me ministrat dhe drejtorët e administrës, e po ashtu edhe me grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Nga ajo që është mësuar nga mbledhjet, nga ekipi i Ramës socialistëve u kanë kërkuar që të fokusohen tek komunikimi dhe marrëdhënia me qytetarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB