Politikë

'A do këmbëngulni për të pasur Alibeajn si bashkëkryetar të Refomës Zgjedhore?'/ Basha shkurt: Po

Gjatë konferencës me gazetarët Lulzim Basha u shpreh se do të jetë PD zyrtare ajo që do të “udhëheqë”, punimet në emër të opozitës.

k.m.
'A do këmbëngulni për të pasur Alibeajn si
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha, në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike zyrtare duket i vendosur për të mos negociuar emrin e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore me 47 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin dhe Sali Berishën. Këta të fundit kërkojnë që në vendin e Enkelejd Alibeajt të ulet Oerd Bylykbashi. Gjatë konferencës me gazetarët Lulzim Basha u shpreh se do të jetë PD zyrtare ajo që do të “udhëheqë”, punimet në emër të opozitës. Ndërsa, nuk kishte një plan të qartë se si do ta ndalojë maxhorancën socialiste të votojë ligjet në parlament ndërsa kaosi vijon. Sipas tij, opozita ka për detyrë të ngrejë zërin.

Pyetje: 47 persona kërkojnë vendosjen e Bylykbashit si bashkëkryetar, do të këmbëngulni që të mbani drejtimin e Reformës Zgjedhore?

Lulzim Basha: Po! Përgjigja është 'po'.

PyetjeDeputetët e tjerë thatë që nuk po bëjnë asgjë për të ndaluar kryeministrin Edi Rama, cili po kalon ligje? Si do e ndaloni ju? Sa herë e keni ndaluar ju kryeministrin Edi Rama që të kalojë ligje të caktuara?

Lulzim Basha: Një parti që ka shumicë votash në Kuvend nuk e ndalon dot të votojë. Opozita ka për detyrë të ngrejë zërin dhe të gjejë përgjegjësi dhe ti dërgojë para drejtësisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB