Politikë

E njihni Berishën si kryetar? Përgjigjet Bardhi

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Gazment Bardhi u pyet nga gazetarët nëse e njeh Berishën në krye të demokratëve, por nuk dha një përgjigje të saktë. Ai u shpreh vetëm se njeh vullnetin e demokratëve.

E.K
E njihni Berishën si kryetar? Përgjigjet Bardhi
Gazment Bardhi në mbledhjen e grupit të PD

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili këtë të hënë u rikthye sërish në selinë e demokratëve i është shmangur pyetjes nëse e njeh Sali Berishën si kryetar të PD. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Gazment Bardhi u pyet nga gazetarët nëse e njeh Berishën në krye të demokratëve, por nuk dha një përgjigje të saktë. Ai u shpreh vetëm se njeh vullnetin e demokratëve.

“Unë njoh vetëm vullnetin e demokratëve”, tha Bardhi.

Deputetët e grupit 'Bardhi-Berisha' zyrtarizuan bashkimin e tyre sot, duke zhvilluar mbledhjen e parë në selinë e Partisë Demokratike. Ky takim shënoi herën e parë që Gazment Bardhi dhe të tjerët u rikthyen për herë të parë pas përçarjes së madhe së 2 viteve më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB