Politikë

A është i gatshëm të futet në grevë urie me Berishën? Si përgjigjet Meta

Meta komentoi dhe marrëveshjen për sjelljen e emigrantëve nga Italia në Shqipëri, që sipas tij bëhet vetëm që Edi Rama të përfitojë favore personale

E.K
A është i gatshëm të futet në grevë urie me
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta duket se nuk është i gatshëm që t’i bashkohet një greve urie që është paralajmëruar nga ana e deputetëve të opozitës. I pyetur nga gazetarja e Zëri.ai, Florida Mingla, nëse do ti bashkohej grevës, Meta tha se PL është gatshme që të bashkëpunojë në gjithçka që do të sillte normalizimin e situatës në Kuvend, por nuk dha një përgjigje konkrete mbi pjesëmarrjen e tij. 

“Sa i takon çështjes që ju pyetët, ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë në gjithçka që normalizon situatën në Kuvend”, u shpreh Meta.

Po ashtu, Meta u pyet edhe për aferën CEZ-DIA nga Zëri.ai, çështje për të cilën u pyet nga SPAK më 8 nëntor. Edhe njëherë, kreu i PL-së tha se kjo çështje po përdoret politikisht nga Edi Rama, duke e akuzuar edhe njëherë avokatin që kallëzoi dosjen në SPAK, Romeo Karan, se mashtronte.

"Dua t’ju them dhe një rast tjetër, që është Edi Rama përgjegjës që Shqipëria ka humbur të paktën 200 milionë euro nga CEZ-i, sepse kur ai ka ardhur në pushtet, CEZ-I ka qenë në arbitrazh, qeveria shqiptare pra me CEZ-in dhe sipas konsulentit ndërkombëtar, një avokat arbitrazhi me reputacion duhej që CEZ-i të paktën t’i kthente Shqipërisë deri në 200 milionë euro për mospërmbushjen e kontratës, për dëmet që kishte bërë për mosbërjen e investimeve dhe ky ishte një proces që asistohej nga Banka Botërore atë kohë. Edi Rama në mënyrë tërësisht të dyshimtë jo vetëm që u tërhoq nga arbitrazhi por bëri dhe marrëveshje të tjera në dëm të shtetit dhe në dëm të qytetarëve shqiptarë. Lidhur edhe më çështjen tjetër CEZ-DIA që ka vënë të gjithë papagallët e tij për të parelelizma me aferën e inceneratorëve, pra me aferën 430 milionë euro me 430 milionë euro imagjinare, e cila është një çështje tërësisht politike. Dua t’ju them se dëmi që kompania DIA ka shkaktuar CEZ-it apo qytetarëve shqiptarë, sipas Cliford Chance që ishte studio që mbrojti Shqipërinë në arbitrazhin e Vienës ishte 4.5 milionë euro. Dhe sipas gjykatave shqiptare të cilat e kanë gjykuar këtë çështje ishte 649 milionë lekë të reja. E gjithë kjo është një përpjekje propagandistike, jo vetëm për të spostuar vëmendjen në çështje të gjykuara por njëkohësisht për të relatizuar aferën e inceneratorëve e cila po shkon jo 430 sa ka qenë por megjithë dherat dhe gjithë gjerat e tjera në total po shkon gati 1 miliard euro. Pra kërkon një korrupsion të tillë të përbinshëm që është kaq evident për të gjithë, incenerator që nuk ekziston dhe që e dinë të gjithë prej vitesh, ta relativizojnë thjesht duke përdorur veglat e tij në drejtësi, veglat e tij në propagandë edhe në media dhe që të vazhdojë të garantojë pandëshkueshmërinë e tij,"-tha Meta.

Sa i takon marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, Meta tha se ajo bie ndesh me Kushtetutën e vendit, dhe me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Lidhur me çështjen që ju ngritët sa i takon marrëveshjes mes kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministres së Italisë, është një marrëveshje probloematike, Edi Rama shfrytëzon detyrën në favor të interesave personale. Është një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën e vendit, është një marrëveshje që krijon probleme serioze sa i takon sigurisë, ka sjellë një reagim edhe në Itali edhe në BE, është një aventurë e radhës, dhe nuk është një ndihmë apo solidaritet ndaj Italisë. Politika e jashtme e vendit është në dorë të një njeriu që ka zhbërë Kushtetutën”, tha kreu i Partisë së Lirisë.

Meta komentoi dhe progresraportin e KE, ku sipas tij vërtetohet që qeveria i keqpërdor institucionet.

“Ky konstatim i KE, tregon gjendjen kritike te kapjes se shtetit. Partia e Lirisë përmes deputetëve te saj ka depozituar ne parlament projektligjin që do të përfshinte deputetët dhe do të krijonte një klimë optimale. Ky projektligj mbahet i bllokuar. Qeveria i keqpërdor institucionet. Qeveria shqiptare nuk shihet si një qeverisje që ka angazhimin e duhur për procesin e integrimit në BE. Ajo tregon se ky është një proces i parëndësishme për të. Progresraporti thekson që korrupsioni është në nivele të larta dhe institucionet janë nën nivelin mesatar për ta luftuar. Një nga faqet me problematike ka të bëjmë me lirinë e shprehjes, ka një përparim i kufizuar.  Ai konstaton se ndërthuarja e interesave të biznesit dhe politikës, vazhduan të pengojnë median. Raporti thekson se parlamenti duhet të reformojë kodin zgjedhor”, tha ndër të tjera Meta./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB