Politikë

A i është kërkuar Veliajt dorëheqja? Klosi mohon zërat: Kemi nisur punën për mandatin e katërt

Klosi mohon zërat se Veliajt i është kërkuar dorëheqja si drejtues politik i qarkut të Tiranës

E.K
A i është kërkuar Veliajt dorëheqja? Klosi mohon zërat:
Blendi Klosi

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në një konferencë me gazetarët ka folur sot për zgjedhjet e brendshme në PS, por edhe vizitën e shumëkomentuar të kryeministrit Edi Rama të dielën në Athinë. Klosi nuk iu shpëtoi as pyetjeve që lidhen me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili u morr disa ditë më parë në pyetje nga ana e SPAK. Klosi mohoi zërat se PS i ka kërkuar dorëheqjen Veliajt si drejtues politik i qarkut të Tiranës.

A keni nisur një mbrojtje politike ndaj Erion Veliajt?

Siç e thashë ne nuk kemi koment sa i takon raportit me drejtësinë, sa i takon aktivitetit politik, Tirana është qarku më i rëndësishëm. PS është qartazi e orientuar në mandatin e katërt të Edi Ramës si kryeministër, dhe ka nisur puna me të gjitha strukturat në terren.

Sa i përket drejtësisë, kushdo që është kërkuar të japë informacion para drejtësisë, nuk ka pasur kurrë pengesë nga PS dhe Rama. Ky është realizim i premtimit për një drejtësi të pavarur.

A i ka kërkuar PS dorëheqjen Erion Veliajt si drejtues politik i Tiranës?

Sa i takon pyetjes së dytë nuk kemi asnjë situatë që ne të vlerësojmë punën e drejtuesve politikë. Ne jemi në fazën e riorganizimit të të gjithë strukturave në PS. Jemi duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme, ku më pas do të nisë dhe puna në terren.

Në lidhje me vizitën e shumëkomentuar të Ramës në Greqi, që përkon me datën e arrestimit të Belerit, Klosi tha se nuk ka asnjë lidhje mes të dyve, dhe takimi është pjesë e turit që kryesocialisti do të ketë me diasporën. Klosi u shpreh se Rama në 26 maj do jetë në Milano, 2 qershor Londër dhe në 16 qershor Disteldorf.

“Nuk ka lidhje me datën e një viti të arrestimit të Belerit, sic nuk ka asnjë tendece që takimet e tjerë Milano apo Londër të ndikojmë në politikën e brendshme të këtyre vendeve”, tha Klosi.

Sa i takon votës së diasporës, Klosi i shpreh se Partia Socialiste e ka shprehur vullnetin e saj për të pasur votën e emigrantëve.

“Vullneti i PS sa i takon votës së emigrantëve është shprehur. Në kodin elektoral është sanksionuar vota e emigranteve. Vizita në Athinë ka të bëjë edhe me këtë dimension. Sa i takon raportit me votën e emigranteve ne këtë vullnet e kemi shkrehur”, tha Klosi.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB