Politikë

Akuza për konflikt interesi, debate në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Ekonomi: Nuk kam qenë deputete

Ekonomi tha se nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sepse nuk ka qenë deputete në kohën kur drejtonte FSDKSH

E.K
Akuza për konflikt interesi, debate në Komisionin Hetimor për
Milva Ekonomi

TIRANË- Është duke u mbajtur në Kryesinë e Kuvendit, mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Checkup dhe Sterilizimin, e cila ka nisur me debate mes nënkryetarit që përfaqëson socialistët, Plarent Ndreca, dhe deputetes demokrate Ina Xhupa. Demokratët kanë akuzuar socialistët për konflikt interesi, në rastin e deputetes Milva Ekonomi, e cila në cilësinë e drejtoreshës së FSDKSH ka nënshkrur kontratë me një prej kompanive koncesionare Saniservise. Ekonomi tha se FSDKSH nuk harton kontrata dhe s’ka qenë në procesin e përzgjedhjes së kompanive. Po ashtu ajo tha se në atë kohë nuk mbante mandatin e deputetes.

Debatet në Komision

Zhupa: A duhet që kryetarja të marrë në pyetje ata që dikur e kanë audituar, a ka një konflikt interesi? Nëse vendoset, të merret një vendim dhe për çështje kuorumi, nëse do të qëndrojë në mbledhje apo jo që edhe gjetjet, edhe pyetjet që nesër të mos ketë problematika si një material i ndotur në pikëpamje proceduriale. PD ka pyetur që më parë dhe në diskutimet që u bënë e lamë që rast pas rasti do të ngrihej ideja e konfliktit të interesit, në këtë raporte që do të marrim përsipër është edhe emri i Milva Ekonomi.

Ndreca: Më vjen keq që vazhdoni me idenë që mendoja se e kishit kaluar, zonja Konomi ka ushtruar një detyrë publike dhe KLSH, për rrjedhojë nuk ka asnjë konflikt interesi. Nuk kemi objekt kontrolli individë të caktuar por çështje të caktuara.

Zhupa: A mund të hetojë zonja Ekonomi veten?

Vokshi: Nuk mund të vijojmë kështu se do ju mbyll mikrofonin të gjithëve. Kur të jesh tek vendi im vër rregulla.

Ndreca: Nëse keni ardhur me mendje për të hetuar njerëz? Pse ndërhyn?

Vokshi: Emri i komisionit hetimor, heton.

Ndreca: S’kemi individë në objekt, kemi çështje, nëse dalim në individë do të shohim çdo të bëjmë.

Ekonomi: Më rezulton se s’kam konflikt interesi. Do ishte e mira të vija me informacione për të ndihmuar këtë komision, me këtë proces pune. Qershor-Dhjetor 2015, kam marrë detyrën në FSDKSH, kam qenë detyrë e komanduar. Duke kuptuar si funksion fondi vetë, është institucion financiar që zbaton kontrata, nuk harton. E kam bërë këtë detyrë duke mos qenë deputete. Konflikt interesi lind në momentin që ti merr mandat deputeti, e kam marrë në 2017. Për periudhën që flasim s’kam konflikt interesi. Skam firmosur kontratë, kam firmosur kontratën e financimit. Skam qenë në procesin e zgjedhjes që i është bërë kompanive", tha Ekonomi. 

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up në shëndetësi, do të zhvillojë sot disa seanca dëgjimore, me përfaqësues të KLSH dhe përfaqësues të nismës “Thurje”, për të sqaruar rrethana të ndryshme, që lidhen me çështjen.

1. Ora 11:00 – Bexhet Zeqiri

2. Ora 12:00 – Brunilda Zenelaj

3. Ora 13:00 – Eduard Stafasani

4. Ora 14:00 – Melina Kabo

5. Ora 15:00 – Semiram Jakupi

Ora 16:00 Nisma “Thurje”

Endrit Shabani

Panajot Soko

Artan Koni

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB