
TIRANË- Alex Soros, djali i miliarderit George Soros ishte sot i pranishëm në samitin Ukrainë-Europa Juglindore që u mbajt në Tiranë.
Ai u shfaq gjatë gjithës samitit pas krahëve të kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që roli i tij nuk dihet ende, përveç miqësisë së njohur me të parin e qeverisë shqiptare.
Djali i miliarderit George Soros aktualisht është president i Fondacionit “Shoqëri e Hapur” dhe viziton shpesh herë vendin tonë. Në samitin që u mbajt sot në Tiranë morën pjesë 13 kryetarë shtetesh nga vendet e rajonit dhe Europës Juglindore, disa prej të cilëve ishin të pranishëm online.
Samiti i sotëm nuk doli në konkluzione specifike, përveçse rikonfirmimit të mbështetjes ndaj Ukrainës, e cila përballet me agresionin rus që prej më shumë se dy vitesh./ZËRI