Politikë

Amnistia penale, Alibeaj: Të falen të dënuarit dhe protestuesit 1 tetor 2018 - 31 dhjetor 2020!

Për të miratuar pr/ligjin për aministinë penale duhen 84 vota.

f.t
Amnistia penale, Alibeaj: Të falen të dënuarit dhe protestuesit 1
Komisioni i sigurise

TIRANË- Partia Demokratike paraqiti sot në Komisionin e Sigurisë amendamentin për amnistinë e të dënuarve dhe të proceduarve gjatë protestave të organizuara prej saj.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, teksa e prezantoi para deputetëve, përmendi disa protesta të thirrura nga PD, por edhe protesta qytetare dhe ato të studentëve. Alibeaj në  amendamentin e PD kërkoi zgjerim të nenit 6, që përfitues të jenë edhe protestuesit e PD përgjatë 1 tetor 2018 deri në 31 dhjetor 2022, por kërkoi nga parlamenti të mos bjerë pre e pazareve dhe influencave politike.

Kërkohet amnistia e qytetarëve që kanë marrë dënim të formës së prerë, apo që janë në ndjekje penale si pasojë e veprimeve të kryera në protesta politike apo qytetare të periudhës së përmendur më lart.

‘Akti me të cilin kërkohet falja e këtyre njerëzve të dënuar, ta marrin si një akt mëshire, jo si një akt për t’ia hedhur drejtësisë. Amendamenti i paraqitur nga unë në fakt është i strukturuar në tre nene. Neni i parë i referohet projektligjit të amnistisë, pikërisht nenit tre të projektligjit, pika 1 ku u kërkoj të shtohet edhe shkronja ë me përmbajtjen si vijon:  Shkronja ë, personat e dënuar për vepra penale parashikuar nga nenet 150,151, 235, 236, 237 dhe 282 të Kodit Penal, të kryera gjatë tubimeve ose protestave të organizuara në periudhën 1 tetor 2018, deri 31 dhjetor 2020. Në të njëjtën periudhë janë organizuar edhe disa protesta qytetare, midis të cilave vlejnë të përmenden e gjithë seria e protestave të banorëve të zonës së Astirit në Tiranë, seria e protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, seria e protestave të banorëve të Bregut të Lumit, seria e protestave të banorëve të zonës së Shkozës, seria e protestave të studentëve apo protestat kundër vrasjes policore të të riut Klodian Rasha.
 
Sipas të dhënave të mbledhura nga strukturat e Partisë Demokratike, që shpesh kanë ofruar edhe mbrojtje juridike falas, rezulton se gjatë protestave të kësaj periudhe dhe për shkak të revoltimit për të drejtat politike, ekonomike dhe sociale, disa prej protestuesve kanë hyrë në konflikt me ligjin. Edhe pse ka pasur një debat të nxehtë politik mbi politizimin dhe padrejtësinë e veprimeve të organeve ligjzbatuese të ngarkuara për ndjekjen penale, mbetet fakt se një numër i lartë qytetarësh janë proceduar penalisht për veprat penale të shkatërrimit të pronës, shkatërrimit të pronës me zjarr, kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të kundërshtimit të punonjësit të policisë, të goditjes për shkak të detyrës dhe të shkeljes së rregullave për lëndët plasëse dhe djegëse, të parashikuara respektivisht nga nenet 150, 151, 235 236, 237 dhe 282 i Kodit Penal. Disa prej këtyre procedimeve penale janë përfunduar me dënimin e protestuesve, ndërsa një pjesë tjetër janë në shqyrtim e sipër nga prokuroria dhe gjykata"- tha Alibeaj.’
-tha Alibeaj.

Nërkohë për të miratuar pr/ligjin për aministinë penale duhen 84 vota dhe maxhoranca nuk i ka. Ministri I Drejtësisë Ulsi Manja në komisionin e ligjeve deklaroi se ishte gati të pranonte propozimin e PD prezantuan nga Enkelejd Alibeaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB