Politikë

Amnistia 'peng' i dialogut politik, PS e gatshme të bëjë lëshime të tjera

Amnistia Penale vijon të jetë “peng” i dialogut politik në Kuvend.

E.K
Amnistia 'peng' i dialogut politik, PS e gatshme të
Burg

TIRANË- Amnistia penale mbetet ende “pezull” pasi Partia Demokratike dhe ajo Socialiste nuk kanë gjetur ende konsensusin për të. Për të miratuar Amnistinë duhet shumicë e cilësuar, që mazhoranca socialiste nuk e ka në Kuvend. Raportohet se drafti final pritet të kalojë në Kuvend javën që vjen ndërsa Partia Socialiste pritet të pranojë disa nga kërkesat e opozitës sa i përket zgjerimit të kategorive që përfitojnë.

Kështu, siç raporton Abc News, PS deri tani ka dhënë dakortësi për të hequr dorë nga kërkesa, se edhe ata që ishin dënuar nga SPAK me 1 vit ulje dënimi për burrat, dhe 1 vit e gjysmë ulje për grate të mund të fitojnë lirinë. PD e ka kundërshtuar këtë pikë pasi sipas saj, përfitojnë zyrtarët e korruptuar, të cilët kanë rënë në "rrjetën" e SPAK.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka kërkuar vazhdimisht që protestuesit e saj të përfshiheshin në Amnistinë Penale. Për këtë kërkesë, thuhet se deri në një pikë PS është dakort, por kërkon që nga kjo kategori të mos përfshihen ata që kanë shkatërruar pronën publike dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Amnistia Penale vijon të jetë “peng” i dialogut politik në Kuvend. Ndërsa kanë qenë të shumtë të burgosurit që kanë dërguar kërkesa në Kuvend që palët të lënë pas ndarsitë politike dhe të bien dakort për të. Nga drafti i Amnistisë Penale do të përfitojnë 700 të dënuar dhe 2500 persona që janë me shërbim prove./ZËRI

Poll

MOS HUMB