Politikë

Apeli i dha vulën e Partisë Demokratike Berishës, Basha: Vazhdojmë betejën

Basha teksa hynte në mbledhjen me strukturat e partisë, ka deklaruar për mediat se do të vijojë betejën.

k.m.

Apeli i dha vulën e Partisë Demokratike Berishës, Basha:

TIRANË-Pas vendimit të GJykatës së Apelit, ku i kaloi vilën e PD-së Sali Berishës, një reagim ka ardhur edhe nga Lulzim Basha, i cili më herët gëzonte vulën e partisë opozitare. Basha teksa hynte në mbledhjen me strukturat e partisë, ka deklaruar për mediat se do të vijojë betejën. Ai u shpreh se vendimin e Gjykatës së Apelit nuk e komenton dhe për të do të diskutojë me kolegët e tij gjatë mbledhjes. 

Lulzim Basha: Do vazhdojmë betejën. Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës. Vendimet për hapat do ti diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kem i marrë para demokratëve. Synimi është largimi i kësaj qeverie dhe hapja e perspektivës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB