Politikë

Arben Ahmetaj në Tiranë?! Fotoja me karrocë bebi që po shkakton 'furtunë' në rrjet

I veshur me një pardesy treçerekëshe ngjyrë bezhë, xhinse që i afrohen stilit të Ahmetajt, kapelja kuptohet për të mos rënë në sy, i përngjan Ahmetajt.

F.m
Arben Ahmetaj në Tiranë?! Fotoja me karrocë bebi që po
Arben Ahmetaj dhe fotoja që po trazon rrjetin

TIRANË- Jo pak herë ato që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i kërkonte me lupë e qiri, kanë rezultuar se jetojnë shumë më pranë se sa ua merr mendja! Ndërkohë që zërat flasin se Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, është strehuar në Kanada, Dubai e Zvicër, një foto po trazon rrjetin.

I veshur me një pardesy treçerekëshe ngjyrë bezhë, xhinse që i afrohen stilit të Ahmetajt, kapelja kuptohet për të mos rënë në sy, ky burrë që shikoni në postimin e Brryli Broadway, i përngjan Ahmetajt.

Arben Ahmetaj në Tiranë?! Fotoja me karrocë bebi që po
Postimi

Shto këtu dhe faktin që po shëtit një fëmijë me karrocë! Duke qenë se ish-zëvendëskryeministri është bërë baba së fundmi dhe nuk ka asnjë angazhim tjetër, ndoshta Ahmetaj, kohën që i fshihet drejtësisë po e kalon duke shëtitur vajzën që ka me partneren e dytë, Erjola Hoxha, në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Në kryeqytet jeton dhe gruaja e tij e parë, Albina Mançka me dy vajzat, Livia dhe Kejsi.

“Kush ka vajza, botën ka”, thotë një shprehje popullore dhe nëse personi në foto është Ahmetaj, atëherë po na e tregon se të paktën dedikimin ndaj të bijave e ka koherent, jo si me karriget në të cilat është ulur gjatë kohës që ka qenë një pushtet.

Por a është ky Ahmetaj? Ç’mendim keni ju?

Poll

MOS HUMB