Politikë

Artan Hoxha: Motra e Kacifasit tentoi të sulmojë Ramën në Athinë...

Artan Hoxha tregoi se Ermioni është ndaluar nga Policia greke teksa i afrohej stadiumit ku po mbante takimin Rama.

k.m.
Artan Hoxha: Motra e Kacifasit tentoi të sulmojë Ramën në
Edi Rama dhe Ermioni Kaçifas

TIRANË- Motra e Konstandinos Kaçifas, Ermioni ka tentuar që të dielën t'i afrohej kryeministrit Edi Rama. Të dielën kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi, por gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një detaj.

Sipas tij, në një intervistë të dhënë për "TopTalk", Artan Hoxha tregoi se Ermioni është ndaluar nga Policia greke teksa i afrohej stadiumit ku po mbante takimin Rama.

"E di sa është vuajtur për ta kapur atë ambientin në mes të Athinës, se nuk ua jepnin për ceremoninë. Policia greke ka marrë masa ekstreme. Drejtoria e anti-terrorit është marrë me atë ngjarje për gati 2 javë rresht. Motra e Kaçifasit u afrua por nuk shkoi dot më tej. Autoritetet greke u kujdesën që të mos kishte incidente. Edhe motra e Kaçifasit mendon që i është vrarë vëllai padrejtësisht,"-tha ndër të tjera gazetari.

Ngjarja është rrëfyer nga gazetari por deri më tani lidhur me këtë incident nuk ka pasur asnjë raportim nga mediat greke, të cilat kanë komentuar përgjatë 2 ditëve të fundit gjithë zhvillimet e të dielës.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes Shqipërisë dhe vendit fqinj./ZËRI

Poll

MOS HUMB