Politikë

Bardhi njoftoi bashkimin e opozitës/ Mediu për ZËRI-n: Takimi u organizua nga unë dhe Duka! Shehi u thotë 'JO'

Por i kontaktuar nga ZËRI, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se takimi është organizuar nga ai dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka dhe se Bardhi do të jetë i pranishëm. Mediu dhe Duka kanë deklaruar disa herë se e vetmja zgjidhje për opozitën është bashkimi.

Edon Kuqi
\Bardhi njoftoi bashkimin e opozitës/ Mediu për ZËRI-n: Takimi u
Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Agron Duka, Gazment Bardhi dhe Fatmir Mediu

TIRANË- Pas bashkimit në parlament e më pas të grupit parlamentar dhe në bazë, Gazment Bardhi ka njoftuar këtë të enjte lëvizjen e radhës. Përmes një njoftimi për mediat ai bën me dije se ditën e premte do të mbahet në në ambientet e hotel “Rogner”, takimi i partive opozitare, ku pritet të krijohet dhe koalicini opozitar përballë Qeverisë. Ky hap ishte i paralajmëruar dhe më herët nga Bardhi, i cili ishte shprehur se pas bashkimit të Partisë Demokratike, do të vinte një hap i rëndësishëm për opozitën.

Por i kontaktuar nga ZËRI, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se takimi është organizuar nga ai dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka dhe se Bardhi do të jetë i pranishëm. Mediu dhe Duka kanë deklaruar disa herë se e vetmja zgjidhje për opozitën është bashkimi.

Ndërsa kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehu, për ZËRI-n tha se nuk do të jetë i pranishëm. Shehi dy ditët e fundit ka qenë kritik i ashpër i Partisë Demokratike dhe Gazment Bardhit, për të cilin tha se është bashkuar me Sali Berishën për interesat personale. Ndërsa një ditë më parë iu bashkua Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Ndërkohë kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, i kontaktuar nga ZËRI deri në publikimin e këtij lajmi nuk është përgjigjur nëse do të jetë apo jo i pranishëm në takim.

Pas bashkimit në aksionin në parlament, Gazment Bardhi hodhi një hap tjetër drejt afrimit me Sali Berishën, i cili ndodhet në ‘Arrest shtëpie”. Për herë të parë pas 2 vjetësh përballje me Berishën, Bardhi u rikthye disa ditë më parë në selinë e PD, për të zhvilluar mbledhjen e grupit dhe më pas iu bashkua mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku fokusi ishte tek protesta kombëtare e thirrur më 20 shkurt nga Sali Berisha në kryeqytet.

Ndërsa një ditë më parë, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, udhëtuan bashkë drejt Shkodrës për të nisur turin e takimeve përbashkuese në bazë./ZËRI

Poll

MOS HUMB