Politikë

Bardhi kërkon mbledhjen e grupit parlamentar, zbulon çfarë u ra dakord në Konferencën e Kryetarëve

Mbledhja do të mbahet në orën 11:30.

f.t
Bardhi kërkon mbledhjen e grupit parlamentar, zbulon çfarë u ra
Gazment Bradhi

TIRANË- Gazment Bardhi do të mbledhë nesër grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Mbledhja do të mbahet në orën 11:30. Më tej, në njoftimin e tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bardhi zbuloi se çfarë u ra dakort në Konferencën e Kryetarëve, ku përfshihet e drejta e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore dhe një nënkomision për Reformat. Sipas tij, në takim u ra dakort për tu miratuar një kalendar konkret për shqyrtimin, diskutimin dhe votimin e ligjeve të propozuara nga deputetët.

Njoftimi i bërë nga Gazment Bardhi:

Nesër në orën 11:30 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar. Në parim në Konferencën e Kryetarëve u ra dakord: • Të ushtrohet e drejta e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore që u rrëzuan në 12 Tetor, duke u tëhequr nga vendimet në atë seancë. • Të ngrihet me vendim të Kuvendit një Nënkomision për Reformat, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 GPPS – 2 GPPD). Ky nënkomision është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian. Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare. • Konferenca e Kryetarëve, me propozimin e përfaqësuesve të opozitës, miraton një kalendar konkret për shqyrtimin, diskutimin dhe votimin e ligjeve të propozuara nga deputetët. Kryetarja e Kuvendit kujdeset që Komisionet Parlamentare të zbatojnë kalendarin konkret të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve. Do të punohet për projektvendimet gjatë ditës dhe më pas do të ketë nesër në 13:30 një tjetër mbledhje të Konferencës së Kryetarëve.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u dakordësua ngritja e 2 Komisioneve Hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike. E para ka lidhje me rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS, ndërsa e dyta me koncesionet në shëndetësi, ku përfshihet ai i “Sterilizimit” dhe “Check-up”./ZËRI

Poll

MOS HUMB