Politikë

Basha kundër aksionit të opozitës në Kuvend: Ka dështuar, ku flitet atje?!

Basha shtoi se aksioni opozitar i muajve të fundit nuk ka arritur asgjë.

k.m.
Basha kundër aksionit të opozitës në Kuvend: Ka
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha e ka cilësuar si të dështuar aksionin e opozitës në Kuvend, ndërsa shtoi se falë kaosit Kryeministri Edi Rama arriti të kalojë buxhetin vjetor në një seancë 7 minutëshe. Gjatë konferencës me gazetarët kreu i PD zyrtare u shpreh se që prej 5 tetorit në Kuvend nuk flitet më, duke justifikuar dhe prezencën e tij gjatë sesionit të shkuar. Basha shtoi se aksioni opozitar i muajve të fundit nuk ka arritur asgjë.

Pyetje: Sipas ISP, ju jeni deputeti që keni 0 diskutime shtator-dhjetor, pse nuk keni bërë diskutime në parlament?

Lulzim Basha: Një pjesë prej tyre duan që të arrijnë diçka me aksionin e tyre. Ku flitet atje? Hera e fundit që është folur është 5 tetorit. 3 nga 4 muaj ku të flisje, në pullazin e parlamentit. Pra vetë po e pranoni këtë që po them. Ky aksion ka dështuar. Ka kaluar Rama buxhetin në 7 minuta, ka kaluar edhe ligje e vendime në Komisionet Parlamentare. Më thoni sinqerisht, sa prej jush e dinin që 30 mln euro i ishin hequr pronarëve. Vetëm 1 nga ju. Prandaj aksioni është i dështuar nuk ka arritur asnjë qëllim. T'i kthehemi veglave që qeveria ka në dispozicion./ZËRI

Poll

MOS HUMB