
TIRANË- Lulzim Basha është ndjerë i “bezdisur” nga pyetjet e gazetarëve gjatë konferencës së kësaj të premteje me ta. I pyetur në lidhje me përfaqësimin e PD në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2025 dhe nëse do të mund ai ta përfaqësojë partinë duke qenë se ka humbur dy herë garën, Basha iu kthye duke thënë se po marrin mesazhe në telefon pasi pyetjet iu kishin shteruar. Ndërsa kërkojë nga ata që të dilnin në thelbin e pyetjes.
Pyetje: Thatë që unë e përfaqësoj PD, por si mund të ndodhë kur keni humbur në zgjedhje?
Lulzim Basha: Tani mesa duket pyetjet po shterojnë se merrni mesazhet dhe përsërisni pyetjet. Shkruajini në një copë letër dhe ju dhe unë po i lëmë celularët jashtë...ata që bëjnë pyetje përmes jush...
Gazetarët: Jo, jo!
Lulzim Basha: Shaka do bëjmë pak. Në vitin 2021, PD ka marrë rezultat rekord. Të gjithë ata që bëjnë pyetje i them dilni në thelb o zonja dhe zotërinj, ça halli keni? Nëse keni hall personal, thojeni se dimë do jemi apo jo në listë, do na fusësh apo jo ti? Mos i bini kaq gjatë./ZËRI