TIRANË- Sot për herë të parë pas më shumë se 2 vitesh, 2 grupimet e Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë zyrtare. Në takimin e sotëm marrin pjesë 43 deputetë, por mungojnë aleatët. Fatmir Mediu, nga Partia Republikane; Agron Duka nga Partia Agrare Ambientaliste; Vangjel Dule, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Dashamir Shehi, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar mungojnë në mbledhjen e sotme.
Për të mësuar shkakun e mungesës së tyre, ZËRI ka kontaktuar me ta.
Të pyetur se përse nuk po marrin pjesë në takimin e sotëm, ZËRI ka kontaktuar me ta, duke marrë edhe një përgjigje prej disa prej tyre. Në kontaktin me redaksinë e ZËRI-t, Agron Duka tha se: Unë rrallë shkoj në mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Ndërsa dy të tjerë kanë munguar për shkak të angazhimeve. Fatmir Mediu tha se lajmërimi ka qenë i minutës së fundit, ndërsa Dule u shpreh se nuk ndodhej në Tiranë.
Fatmir Mediu: Lajmërimi erdhi sot dhe unë kisha disa angazhime të tjera që nuk mund t'i lija. Ndërsa Dule shtoi: Nuk ndodhem në Tiranë. E njëjta pyetje i është drejtuar edhe Dashamir Shehit, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka ende një përgjigje prej tij.
Deputetët e grupit 'Bardhi-Berisha' zyrtarizuan bashkimin e tyre sot, duke zhvilluar mbledhjen e parë në selinë e Partisë Demokratike. Ky takim shënoi herën e parë që Gazment Bardhi dhe të tjerët u rikthyen për herë të parë pas përçarjes së madhe së 2 viteve më parë./ZËRI