Politikë

BBC: Opozita shqiptare ndez flakadanë në parlament

Media prestigjoze botërore BBC ka publikuar në Instagramin e saj zyrtar, pamjet e tymueseve, që u ndezën në parlamentin e Shqipërisë, para votimit të pr.ligjit për buxhetin e 2024.

D.XH
BBC: Opozita shqiptare ndez flakadanë në parlament
Tymuese ne parlament

TIRANË – Edhe mediat ndërkombëtare kanë raportuar në lidhje me atë që ka ndodhur sot në parlamentin e Shqipërisë. BBC raporton se politikanët e opozitës në Shqipëri ndezin flakadanë, duke synuar të prishin votimin për projekt-buxhetin e vitit 2024.

“Politikanët e opozitës shqiptare ndezën tymuese në parlament, në përpjekje për të ndaluar votimin për buxhetin e vitit 2024.

Ligjvënësit e opozitës shprehen se Partia Socialiste po tenton të zhdukë çdo parti tjetër nga skena politike dhe të dominojë e vetme në pushtet”, shkruan BBC.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Sot, mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit, PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm, atë të pr/buxhetit 2024. Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit, që krijuan deputetët e opozitës./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB