
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar nga dritarja e banesës ku mbajti fjalimin e radhës përpara demokratëve, mbledhjen e grupit të PD-së, e cila për herë të parë pas 2 vjetësh u mbajt në selinë blu, nën drejtimin e Gazment Bardhit. Lideri demokrat u shpreh se me këtë akt, deputetët bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve që votuan më 25 prill për PD-në dhe koalicionin e saj
Sali Berisha: Të dashur miq, në historinë e PD-së, opozitës shqiptare, por edhe Shqipërisë dhe kombit, për aq sa PD, forca kryesore opozitare e vendit është sot shpresë e vetme e shqiptarëve, sot pas një betejë të përbashkët 1-vjeçare, por edhe pas përplasjeve dhe kundërshtive hera herë edhe të forta, 43 deputetë të PD, të koalicionit opozitar, u mblodhën së bashku në drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar në selinë e partisë dhe bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve që votuan më 25 prill për PD-në dhe koalicionin e saj.
Deputetët e grupit 'Bardhi-Berisha' zyrtarizuan bashkimin e tyre sot, duke zhvilluar mbledhjen e parë në selinë e Partisë Demokratike. Ky takim shënoi herën e parë që Gazment Bardhi dhe të tjerët u rikthyen për herë të parë pas përçarjes së madhe së 2 viteve më parë./ZËRI