Politikë

Berisha mbetet 'non grata' në Britani/ Home Office: U panë të gjitha provat!

Sipas Home Office, në lidhje me rastin janë parë të gjitha provat, ndërsa shton se Sekretari i Brendshëm e ka fuqinë të përjashtojë një shtetas jo-britanik nëse prania e tij nuk konsiderohet e favorshme për të mirën publike.

E.K
Berisha mbetet 'non grata' në Britani/ Home Office: U panë
Sali Berisha

TIRANË- Home Office ka reaguar pas vendimit te Komisionit Special të Apeleve të Emigracionit në Londër, që na la në fuqi shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas Home Office, në lidhje me rastin janë parë të gjitha provat, ndërsa shton se Sekretari i Brendshëm e ka fuqinë të përjashtojë një shtetas jo-britanik nëse prania e tij nuk konsiderohet e favorshme për të mirën publike.

Sipas Home Office, kjo masë merret për raste që përfshijnë sigurinë kombëtare, krimin ndërkombëtar (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit apo genocidin, korrupsionin dhe sjelljen e papranueshme. Ndërsa shton se vijon bashkëpunimi me autoritetet shqiptare në rrugën e luftës ndaj korrupsionit dhe partneritetit mes dy vendve.

Ndërkohë pas vendimit ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sipas tij, nuk ka asnjë provë apo fakt se ka kryer veprime të paligjshme. Ndërkohë ai shprehet se vendimi për shpalljen e tij "non grata" është rezultat i lobuesëve që kanë paraqitur para Home Office fakte të pavërteta. Megjithatë, Berisha thotë se e gjitha kjo është një përpjekje për të ndaluar opozitën të sfidojë pushtetin.

Vendimi i Britanisë për të shpallur non grata Berishën, erdhi pas vendimit të marrë më herët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha, po përballet me akuza dhe në Shqipëri. Ai akuzohet se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij, Jamarbër Malltezi në privatizimin e tokës shtetërore, të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë. Berisha qëndron në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Të njëjtën masë sigurie Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dhe për dhëndrin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB