Politikë

Berisha publikon fotot: Mësueset, nga Rrësheni në Itali për Ramën. Arsimtarja: Erdha se isha pushim

Ajo sqaron se është emigrante prej 30 vitesh dhe është e interesuar që të ketë pension të ligjshëm në të dyja shtetet, ndaj ka shkuar.

F.m
Berisha publikon fotot: Mësueset, nga Rrësheni në Itali për
Marjana Suli dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar disa foto në profilin e tij në Facebook, n të cilat shfaqen një grup grash që kanë shkuar të ndjekin takimin e kryeministrit Edi Rama në Milano, i dyti në turin e kreut të qeverisë me Diasporën. Krah fotove, Berisha shkruan se gratë në fjalë janë arsimtare dhe mësuese në Rrëshen. Sipas tij, mësueset me në krye Marjana Suli Brozin janë dërguar në Itali nga Partia Socialiste. Në të njëjtin status ka replikuar vetë mësuesja Brozi e cila e pranon që ka shkuar në Milano për të ndjekur Ramën. Por, sqaron se është emigrante prej 30 vitesh dhe është e interesuar që të ketë pension të ligjshëm në të dyja shtetet, ndaj ka shkuar.

Statusi i Berishës:

Mësuesit e Partisë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Pershendetje doktor. Ja dhe grupi i arsimtareve nga Rresheni në Milano me në krye Marjana Suli Brozi

Komenti i mësueses:

Vetem se Ti (Sali ) , je brenda dhe del ne dritare...ne te tjeret shijojme lirine (njerezore, juridike dhe bashke to edhe duam te ardhmen..) Qytetari digjital te paska rrejte perseri o Sali . Te djelen nje mesues e ka pushim e une si nje emigrante 30 vjecare erdha te degjoj ate qe ti sdo e beje kurre. Pensionin time ne dy shtete ta kem te drejte te ligjshme. Verifiko cdo gje edhe blerjen e biletes pastal dil cicero ne dritare.

Berisha publikon fotot: Mësueset, nga Rrësheni në Itali për
Komenti
Poll

MOS HUMB