
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha pret mbështetje nga ndërkombëtarët në mënyrë që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. I ftuar në “Log”, Berisha përsëriti vendimin e Opozitës për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve dhe tha se Partia Demokratike ka mbledhur mjaftueshëm fakte. Sipas Berishës, me këto prova do të njihen edhe ndërkombëtarët, por që duhet ta mbëshesin Opozitën.
“Në farsë nuk ka vlerë diferenca e votave mes partive politike. Partia Demokratike ka mbledhur prova dhe fakte që do tu dërgohen partnerëve ndërkombëtarë, që do të vërtetojnë se më 11 maj nuk pati zgjedhje por votime. Nga denoncimet, faktet që kemi mbledhur presim mbështetje nga ndërkombëtarët që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet elektorale nuk fitohen kurrë në farsë. Këto ishin farsë zgjedhore, votime,”- tha Berisha ndër të tjera.