Politikë

Blinken: Faleminderit për mbështetjen për Ukrainën dhe afganët! Ja kur hapet baza ajrore e Kuçovës

Ndërsa shtoi se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të inagurohet muajin e ardhshëm.

E.K
Blinken: Faleminderit për mbështetjen për Ukrainën dhe
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken e ka nisur me një falenderim për Kryeministrin Edi Rama dhe shqiptarët për mbështetjen që i kanë ofruar Ukrainës dhe mikëpritjes së refugjatëve afganë. Shefi i diplomacisë amerikane tha se Shqipëria ka qenë mbështetje për Ukrainën, ka dërguar armë, municione dhe se është një nga 10 vendet kryesore kontribuese sipas të ardhurave për frymë. Ndërsa shtoi se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të inagurohet muajin e ardhshëm.

Antony Blinken: Ju falenderoj shumë që na keni mikëpritur sot, për ngrohtësinë dhe substancën e gjithashtu bisedën tonë të drejtëpëdrejtë dhe të sinqertë. Nëse dikush nuk ka mundësi të përjetojë kënaqësi ose atë që njihet si mikëpritje ne kemi mundësi ta ftojmë sërish. Kur dielli shkëlqen dhe nuk bie shi, është e rëndësishme edhe kur përballemi me sfida. Nuk e shpreh sa duhet sa e vlerësojmë dhe e çmojmë. Ky partneritet mes dy vendeve është më i fortë se ç’ka qenë ndonjëherë. Po bëjmë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin. Si aleat kyç i NATO-s dhe zë i rëndësishëm në OKB, kemi folur për disa gjëra shumë të rëndësishme veçanërisht për Ukrainën që po përballet me sulmin e Rusisë. Është e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë e rajonin, e vlerësojmë së tepërmi. Sot diskutuam shumë çështje dhe u përqendruam tek ato që po bëjmë, për të nxitur sigurinë. Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për ta ndihmuar Ukrainën, ka çuar ndihma ushtarake dhe është një nga 10 kontribueset kryesore për të ardhurat për frymë atje. Shqipëria ka dhënë kontribute të rëndësishme në NATO, muajin e ardhshëm do përurojë bazën  ajrore të NATO-s në Kuçovë. Secili prej nesh ka një angazhim të hekurt që të ndihmojmë njëri-tjetrin. Jemi falenderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar me detyrimet e saj. Ka mirëpritur me mijëra të evakuuar afganë, sot pata kënaqësinë të takoja disa prej tyre, ata do vijnë në SHBA për të vazhduar kapitullin e ardhshëm. Unë pashë jo vetëm mirënjohje, por edhe mënyra si janë mirëpritur nga populli shqiptar dhe është e vështirë ta përshkruash sa vlen kjo gjë për miqtë tanë afganë. Ne jemi vërtet të frymëzuar nga mënyra si e keni bërë këtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB