
TIRANË- Kryeqyteti është mbushur me ngjyrat bardhë, kuqe dhe blu, gati për të pritur sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili do të vijë nesër për herë të parë në Shqipëri. Për të pritur siç duket një ndër zyrtarët më të rëndësishëm të administratës së presidentit Joe Biden, është varur një poster te Korpusi i Universitetit të Tiranës.
Mbi të shkruhet: Mirëseerdhët zoti Blinken!




Ndërsa i gjithë bulevardi "Dëshmorët e Kombit", është mbshur me flamuj amerikanë dhe shqiptarë. Aty Blinken do të kalojë me eskortën e tij për t'u takuar me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Bajram Begaj./ZËRI