Politikë

Bllokimi i Greqisë për negociatat, Rama: Nuk do të ishte serioze po të mos tërhiqeshin

"Unë nuk dua t’i futem kësaj polemike. Sinqerisht nuk besoj se ky bllokim do të qëndrojë, sepse nuk do të ishte serioze"

E.K
Bllokimi i Greqisë për negociatat, Rama: Nuk do të ishte serioze
Edi Rama ne interviste per median franceze

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama, në një intervistë për televizionin francez ‘France 24’, ka folur për bllokimin që Greqia i ka bërë Shqipërisë në procesin e Integrimit.

Sa i takon arrestimit të Belerit, Rama tha se ajo është një çështje që i përket drejtësisë. Sipas kryeministrit shqiptar, çështja ndaj Belerit nuk ka asnjë lidhje me shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Një pjesë nga intervista:

Z. Rama Shqipëria juaj ka  probleme për t’u anëtarësuar në Klubin evropian.  Greqia po bllokon  letrën e  27 vendeve anëtare për hapjen e kapitujve. Në maj të këtij viti, kandidati për Bashkinë e Himarës, shqiptar me origjinë greke, Fredi Beleri, që kandidonte për opozitën, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve i dyshuar për blerje votash. Por akuzoheni ju se po e pengoni të zgjidhet kryetar bashkie për të mbajtur nën kontroll lejet në këtë zonë bregdetare në zhvillim e sipër. Si përgjigjeni ju?

Edi Rama: Unë nuk dua t’i futem kësaj polemike. Sinqerisht nuk besoj se ky bllokim do të qëndrojë, sepse nuk do të ishte serioze. Nga ana tjetër, është vetëm çështje e drejtësisë. Nëse shikoni raportin e progresit, Shqipëria vlerësohet vërtet mirë për çështjet e reformës në drejtësi. Unë jam shumë i kënaqur sepse Shqipëria është vendi më i përparuar në të gjithë Ballkanin për këto çështje.

Megjithatë në vendin tuaj ndodhet edhe minoriteti grek afërsisht 1% të popullsisë. A shpresoni të pajtoheni me Greqinë?

Edi Rama: Dëgjoni, me Athinën kemi marrëdhënie strategjike dhe nga ana tjetër, kur flisni për minoritet grek, dua të saktësoj sikurse e thatë, kandidati ishte shqiptar me origjinë greke, edhe kundërshtari i tij në zgjedhje ishte po ashtu shqiptar me origjinë greke. Atëherë s’mund të jetë një çështje minoriteti grek kjo!

Athina i ka bërë vazhdimisht thirrje Shqipërisë që ta lejojë Fredi Belerin të bëjë betimin, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe etnikisht. Qeveria shqiptare ka thënë se nuk mund të ndërhyjë në proceset gjyqësore dhe sistemi i drejtësisë duhet të ndjekë rrugën e tij.

Ndërsa një javë më parë, media greke Kathimerini raportoi se Athina kishte refuzuar të firmoste një letër që i kërkonte Komisionit të hapte pesë kapitujt e parë të negociatave.

Poll

MOS HUMB