Politikë

Burg për Salianjin, avokati tregon hapat ligjor që do të ndjekin: Dënim politik

Sipas tij provat kanë qenë të fabrikuara dhe që nuk e implikojnë deputetin demokrat.

F.I
Burg për Salianjin, avokati tregon hapat ligjor që do të ndjekin:
Redi Ramaj

TIRANË-Pas vendimit të Apelit për deputetin demokrat ka reaguar edhe avokati i Ervin Salianjit, Redi Ramaj. Avokati e ka konsideruar dënimin e klientit të tij si një dënim politik. Sipas tij provat kanë qenë të fabrikuara dhe që nuk e implikojnë deputetin demokrat. Sa i përket masave që do të ndjekin, Ramaj u shpreh se mund të shkohet edhe në Gjykatën e Lartë, që mund të vendosë edhe pezullim, duke shpresuar për ndryshim të vendimit.

Avokati Redi Ramaj: Jemi në një dënim politik, të hapur. Qëndrimi i Apelit dhe shkallës së parë ka qenë i njëanshëm, me prova të fabrikuara, me prova që nuk të çonin asgjëkundi. Jemi para këtij dënimi për të mënjanuar deputetët e opozitës dhe për ti luftuar jo më në parlament, por në gjykatë,. Kur është një rast i rrezikshëm i bërë nga mazhoraznca për të dënuar kundërshtarët politik. Çështja është a është i formës së prerë? Sepse mund të jetë vetëm i ekzekutueshëm. Mund të shkohet edhe në Gjykatën e Lartë, që mund të vendosë edhe pezullim ose duhet të vendosë në terësi, në themel të çështjes dhe mund të kemi ndryshime. Duhet pritur rruga ligjore që do marrë zbardhja e vendimit, do marrë ekzekutimi nga prokuroria dhe më pas rruga parlamentare. Në cdo rast, edhe pse nëni është i qartë kur flasim për vendimin e formës së prerë, parlamenti nuk duhet mënjanuar.

Deputeti demokrat u dënua nga Shkalla e Parë për kallëzim të rremë në lidhje me përgjimet në Maj të vitit 2018. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në sallën e gjyqit, Salianji shoqërohej nga kolegët e tij deputetë të Partisë Demokratike, të cilët e quajtën skandaloz vendimin e dhënë.

Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB