Politikë

Cameron në Tiranë, Rama: Diskutuam për emigracionin e paligjshëm (Anulohet takimi me Begajn)

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama u shpreh se fokusi kryesor i diskutimeve ishte çështja e emigracionit të  paligjshëm nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

k.m.
Cameron në Tiranë, Rama: Diskutuam për emigracionin e
David Cameron dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri, sekretarin e Jashtëm Britanik, David Cameron. Pas një takimi, të dy kanë dalë në një konferencë për shtyp, duke zbuluar temat e bisedës gjatë takimit të tyre. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama u shpreh se fokusi kryesor i diskutimeve ishte çështja e emigracionit të  paligjshëm nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Por edhe çështje të tjera, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar do të angazhohet edhe në projektin e ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. 

"Kemi një mik të veçantë një personalitet të njohur të politikës. Jo vetëm që kemi një mik nga një vend aleat dhe partner i rëndësishëm, sekretarin e shtetit për çështjet e Jashtme, por edhe në të njëjtën kohë një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe të Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe tani jam i bindur se do rikthehet përsëri. Sot kemi diskutuar për marrëdhëniet tona dy palëshe dhe thellimin e mëtejshëm të tyre. Kemi folur si në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleate në Nato qoftë në aspektin e marrëdhënieve bilaterale në kushtet kur Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në vendin tonë. Jemi duke folur për një projekt me rëndësi të veçantë që është hekurudha Durrës Prishtinë, element kyç jo veç mes dy vendeve tona por në rajon e më gjerë. Duke pasur parasysh se ne hapim garën për portin e ri ndërkombëtar të Durrësit. Jemi në përgjigje të NATO-s, për krahun ushtarak për Portin e Durrësit. Edhe Kosova, do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë. Ky është një projekt që tejkalon dy vendet tona dhe Mbretëria e Bashkuar ka shprehur dëshirën që të përfshihet, me ekspertizën dhe analizën,”- tha ai.

Ndërsa në fjalën e tij, Lord David Cameron theksoi se problem për dy vendet është emigracioni dhe krimi i organizuar

"Një nga arsyet që erdha këtu është se doja të festoja bashkë me ju suksesin tuaj, sepse Shqipëria është një shembull suksesi. Doja të vija për të festuar suksesin tuaj. Ju falenderoj për lidershpin, jo vetëm se keni fituar më shumë zgjedhje sesa unë, por sepse jeni një histori suksesi. Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë një nga partneritetet më të frytshme dhe pozitive për ne. Eksportet janë rritur me 20%, edhe hekurudha do të jetë e rëndësishme. Një partneritet edhe sa i përket krimit të organizuar dhe krimit të rëndë. Problemi i emigracionit të parregull është një problem që është në Europë,"-shtoi Cameron. 

Megjithatë në fund, e ftoi kryeministrin Edi Rama për takim, kur kreu i qeverisë të shkojë për të mbajtur takimin me shqiptarët në Britaninë e Madhe. Gjatë takimit të sotëm, David Cameron ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, ku e ka pritur ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Në plan për takim sot ishte edhe presidenti Bajram Begaj, por takimi u anulua për shkak të axhendës së ngjeshur të Cameron./ZËRI

Poll

MOS HUMB