Politikë

David Wisner: NATO aleanca më e sukseshme në histori! Shqipëria rol në stabilitetin e BP

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së Bazës Ajrore Ushtarake të NATO-s në Kuçovë, Wisner tha se NATO qëndron si aleanca me e suksesshme në histori.

E.K
David Wisner: NATO aleanca më e sukseshme në histori! Shqipëria
David Wisner

KUÇOVË- I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë David Wisner u shpreh se Shqipëria është vlerësuar për rolin në ruajtjen stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së Bazës Ajrore Ushtarake të NATO-s në Kuçovë, Wisner tha se NATO qëndron si aleanca me e suksesshme në histori.

David Wisner: Nder të jesh këtu për 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, për përurimin e parë të bazës ajrore të NATO-s në Ballkan. NATO qëndron si aleancë me e suksesshme në histori. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, NATO është rritur si simbol, i gjithë angazhimit tonë dhe i solidaritetit të Shqipërisë me anëtarët e NATO-s. Të luftojmë për modernizmin e ushtrisë së Shqipërisë, Shqipëria është vlerësuar për rolin në ruajtjen stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne qëndrojmë së bashku./ZËRI

Poll

MOS HUMB