
TIRANË-Qëndrimet për Reformën e re Zgjedhore kanë sjellë një debat mes Anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD Dorian Telitit dhe koordinatorit të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Të ftuar në Open në News 24, Teliti tha se gjatë javës së ardhshme opozita do të dalë me qëndrimin e saj zyrtar lidhur me reformën zgjedhore. Ndërsa Lapaj akuzoi opozitën se e ka djegur këtë reformë dhe se do të ndëshkohen për këtë gabim në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Sipas tij opozita po sillet “më keq” se “ai që ka pushtetin”. Nga ana tjetër anëtari i PD-së i tha se qëndrimet e Lapajt janë boshe dhe të mos i drejtohet me gisht.
Pjesë nga debati:
Teliti: Opozita javën që vjen do dalë me qëndrimin e saj zyrtar që do shpalosim idenë tonë.
Lapaj: Jashtë afateve të reformës, e dogjët reformën.
Teliti: Ndaj ka një mekanizëm të ri, 3 mazhorancë e 3 opozitë dhe kemi mundësinë të
Lapaj: Do t’u ndëshkojë populli. Jeni jo dinjitozë. Mbajeni mend këtë, po silleni më keq se ai që ka pushtetin. Nuk po i dilni kundër pushtetit.
Teliti: Llafe boshe. Nuk jemi shprehur akoma. Qenke i habitshëm ti!
Lapaj: Zgjedhjet e fundit Edi Rama ka vrarë 48% të votave, si pasojë e këtij sistemi. Është gabim!
Teliti: Ule gishtin përpara se të flasësh, ule zërin para se të bësh edhe etiketime.