Politikë

Debate tek "Zgjedhorja"/ Gjiknuri: Keni aq shumë votues sa ju vjedhin, Alibeaj: S'është vota e partisë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i kërkoi Gjiknurit e Alibeajt të bëjnë një sërë ndryshimesh në Kodin Zgjedhor.

f.t
Debate tek "Zgjedhorja"/ Gjiknuri: Keni aq shumë votues sa ju
Reforma Zgjedhore

TIRANË- Debatet për reformën zgjedhore vijuan këtë të martë në mbledhje online të këtij komisioni. Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj u përplasën ashpër në mbledhjen e radhës të Komisionit. Enkelejd Alibeaj akuzoi se PS nuk e do votën e emigrantëve, ndërsa Damian Gjiknuri tha se PD është e paqartë për kërkesat e saj. Por KQZ ia bëri të qartë se vetëm vullneti politik do të sjellë mundësinë e diasporës për të votuar.

Damian Gjiknuri: Këtu me kuti s’na i blejnë, por na i blejnë jashtë. Atje na i blejnë para se të shkojë tek zarfi.
Enkelejd Alibeaj: Qeveria të shihet në pasqyrë e të kuptojë gjendjen

Damian Gjiknuri: Më vjen keq se ju keni aq shumë votues sa ju vjedhin shumë. Sidomos partia jote ka aq shumë sa do dy ditë për të votuar
Enkelejd Alibeaj: Kjo nuk është votë e partisë por votë e shqiptarëve.

Damian Gjiknuri: Këta duan një shtet paralel. Për diasporën të ketë regjistër paralel. Ne jemi që të jetë i integruar në regjistrin e gjendjes civile. Të pyesim ndërkombëtarët që thonë se duhet të jetë një regjistër unik

Enkelejd Alibeaj: Nuk ka regjistër paralel e shtet paralel, asgjë…

Damian Gjiknuri: Qëndrimi im nuk ndryshon.

Enkelejd Alibeaj: Ta marr si qëndrim final se nuk doni votën e diasporës

Damian Gjiknuri: Varet si do sillesh rrugës

Ndërkohë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i kërkoi Gjiknurit e Alibeajt të bëjnë një sërë ndryshimesh në Kodin Zgjedhor, nga herësi për të cilin Gjykata Kushtetuese kërkon ridimensionim pasi të parin e rrëzoi si jo proporcional, te ligji i Dekriminalizimit apo depolitizimi i pjesshëm i administratës zgjedhore.

"Sikurse kam bërë me dije edhe në letrën dërguar kryetarëve të partive politike, nevojë për të diskutuar dhe adresuar dy vendimet e GJK që kanë të bëjnë i pari me votimin e emigrantëve dhe i dyti me shfuqizimin e dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me kufirin prej 10 mijë votash për mandatin. Pse jo në komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta të mos kishim një organizim ku të jenë të pranishëm partitë politike, por fjala e fundit në aspektin teknik në nivelet e komisionit të QV dhe KZAZ t’i besohej KQZ", tha Celibashi. 

Në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, të mbledhur online për shkak të përplasjes me deputetët e Rithemelimit, përfaqësuesit e Drejtorisë së Gjendjes Civile dhe AKSHIT thanë se deri më tani janë rreth 14 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë kërkuar regjistrimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB