Politikë

Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, Meta "gjen arsyen": Hakmarrje se fitoi Bashkinë e Kavajës

Vendimi u dha teksa Meta ishte në një konferencë për mediat, ndaj edhe Meta e komentoi menjëherë dënimin e dhënë.

k.m.
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, Meta "gjen arsyen": Hakmarrje
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi vendimin e Apelit  për dënim me 1 vit burg të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Vendimi u dha teksa Meta ishte në një konferencë për mediat, ndaj edhe Meta e komentoi menjëherë dënimin e dhënë. Në fjalën e tij, kreu i PL-së, Meta e quajti këtë vendim si hakmarrje dhe përpjeje për t’i ndaluar Salianjit mundësimin e kandidimit për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshme.

Ilir Meta: Nuk ka nevojë që t'i akuzojë Salianji, e kanë në ballë që marrin vendime politike. Është hakmarrje ndaj deputetit Salianji për denoncimet e forta që ai ka bërë për trafikun e drogës, ku janë të përfshirë eksponentë të shumicës aktuale. Është edhe përpjekje që t'i ndalohet ushtrimi i deputetit. Gjyqtarët marrin vetëm vendime partiake dhe politike. Kjo është një hakmarrje e qartë për denoncimin kundër trafikut të drogës ku janë të përfshirë eksponentë të maxhorancës aktuale. Është edhe hakmarrje për fitoren e Bashkisë Kavajë. Kështu që jam i sigurtë që nuk pritej ndonjë surprizë nga një sistem kriminale drejtësie. Janë shumë akte të pavarura të gjykatë sepse ato afërmend vendosin çfarë kërkon SPAK.

Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB