Politikë

Dënimi i Salianjit, demokrati humb mandatin, Kuvendi: Do njoftojmë KQZ për vakancën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të njoftojë vakancën në seancën e sotme.

I.F
Dënimi i Salianjit, demokrati humb mandatin, Kuvendi: Do njoftojmë KQZ
Elisa Spiropali dhe Ervin Salianji

TIRANË- Pas dënimit të Salianjit me 1 vit burg dhe djegies së mandatit të tij si deputet i Partisë Demokratike, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të njoftojë vakancën në seancën e sotme. Më pas, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të depozitohet një shkresë zyrtare për të vijuar me procedurat.

Por, Kuvendi nuk është në kushte për të mbledhur Këshillin e Mandateve, pasi Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të ketë më marrëdhënie institucionale me mazhorancën. Në tryezën e opsioneve të deputetëve demokratë janë disa variante që mund të aplikohen, duke nisur që nga ngujimi afatgjatë i ligjvënësve, te protestat brenda sallës së Kuvendit me synim paralizimin e funksionimit normal.

Në vazhdën e reagimit për arrestimin e Salianjit, opozita ka thirrur dhe një protestë kombëtare në Tiranë, ndërkohë që kërkesa kryesore e tyre mbetet ajo për qeverinë teknike. Në rrethana të paqarta, protesta u shty me një ditë nga data 6 në datën 7 Tetor. /ZËRI

Poll

MOS HUMB