
Pamje nga Kuvendi
TIRANË- Partia Demokratike do të nisë në orën 10.00 një tubim para Kuvendit të Shqipërisë. Kështu që për të shmangur çdo tension apo përplasje të mundshme, deputetët e Partisë Socialiste kanë hyrë më parë në Kuvend. Njëri pas tjetrit, ata janë futur në sallë një orë para, ku edhe do të presin deputetët e opozitës.
Ndërkohë, Policia ka sqaruar se prej orës 08:00 të mëngjesit dhe në vijim do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D'Ark dhe rrugën "Xhorxh Bush". Për të qenë në gatishmëri, pas godinës së Kuvendit janë edhe dy autobote me ujë./ZËRI
Poll