
TIRANË- Apartamenti i konfiskuar në shëtitoren e Plazhit të Durrësit që dikur i përkiste ish-kryeprokurorit Adriatik Llala është kthyer në qendër sociale për art dhe aktivizëm. Bëhet fjalë për një hapësirë rreth 70 m2 që ndodhet në vijën e parë të pallateve buzë detit e cila nga sot do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët që duan të shjohin "Qendrën e Artit dhe Aktivizmit".
"Pasuria e paluajtshme nr.39/146-ND+1-21, zona kadastrale nr.8518, e llojit apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë me kontratën nr.432 Rep dhe nr.221 Kol, datë 19.03.2012"
Kjo hapësirë i ka kaluar shtetit pasi u konfiskua me kërkesë të SPAK dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme, kur ish-kryeprokurori humbi betejën me drejtësinë.
Për më shumë ndiqni pamjet më poshtë:
Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode, në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi ai u largua nga vendi dhe zgjodhi të mos përballej me drejtësinë. Ai ndodhet në shtetin italian, ku është raportuar dhe se ka marrë azil./ Zëri.ai