Politikë

Dita II e mbledhjes së qeverisë, si do të gjendet ‘gjuha e përbashkët’ me opozitën?

Në listën e projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash është edhe aministia për të burgosurit, si dhe reforma zgjedhore

E.K
Dita II e mbledhjes së qeverisë, si do të gjendet ‘gjuha e
Mbledhja e qeverise ne lezhe

LEZHË- Prej ditës së djeshme, qeveria Rama është mbledhur në një takim informal në Shëngjin, ku pritet që të vendosen dhe objektivat për vitin që kemi nisur. Lajmet që kanë qarkulluar nga kjo mbledhje kanë qenë të pakta, pasi punimet janë zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa përveç ministrave kanë qenë të pranishëm dhe kryetarë të komisioneve parlamentare në Kuvend, si dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme. Gjatë ditës së sotme pritet që të caktohen dhe detyrat që do të kenë socialistët në Kuvend, si dhe prioritetet për secilën prej ministrive dhe institucioneve.

Në fund të kësaj mbledhje, pritet që të ketë dhe një analizë të punës së qeverisë, si dhe mënyra se si do të gjendet gjuha me opozitën për kalimin e nismave që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash. Në listën e projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash është edhe aministia për të burgosurit.

Ndërsa Komisionit të Reformës Zgjedhore pritet t’i zgjatet mandati pas muajit Mars, me qëllimin për të realizuar rekomandimet e OSBE-ODHIR. Një reformë që mbetet sfidë për PS pasi kërkon 84 vota, detyrimisht një konsensus me opozitën.

Mazhoranca është e vendosur që komisionet parlamentare të zhvillohen online, me shpresën se opozita do të reflektojë dhe do tërhiqet nga aksioni i mosbindjes civile, me ndihmë edhe të rregullores së ndryshuar, që i ndëshkon deri në 2 muaj.

Një pjesë e mbledhjes u fokusua për programin e qeverisjes në 4 shtyllat, administratën publike, inovacionin, projektin pilot të regjistrimit të pronave dhe shërbimet, të cilësuara si prioritetet e qeverisë.

Rama postoi në rrjetet sociale vetëm foto nga takimi i parë i analizës që u zhvillua për 11 orë pa dhënë zbuluar ndonjë vendim konkret që është marrë. Pjesë e mbledhjes së qeverisë ishte dhe ministri i sapozgjedhur Blendi Gonxhe, i cili me propozim të Ramës do të mbajë postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB