Politikë

Do nisë sot seancën plenare! Momenti kur eskorta e presidentit futet në Kuvend

ZËRI ka kapur momentin kur Begaj dhe eskorta e tij futen në oborrin e Kuvendit.

k.m.
Do nisë sot seancën plenare! Momenti kur eskorta e presidentit futet
Momente nga videoja

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shkuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku edhe do të mbajë një fjalim për nisjen e sesionit të ri paralamentar. ZËRI ka kapur momentin kur Begaj dhe eskorta e tij futen në oborrin e Kuvendit, më shumë se 30 minuta para nisjes së seancës parlamentare. 

Por prezenca e tij në sallë sot nuk është pritur mirë nga opozita. Më konkresisht, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar presidentit Begaj të mos provokojë opozitën dhe të mos keqpërdoret si fasadë. Duke lënë të kuptohet që edhe sot, gjatë seancës do të ketë tensione. 

Reagimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi:

Sa i takon opozitës, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj ka qenë gjithmonë i mirëpritur në Kuvendin e Shqipërisë, si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit. Presidenti Begaj nuk ka qenë prezent në asnjë nisje të sesionit parlamentar. Nga diskutimet që kanë rrjedhur në media nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, jemi njohur me faktin që Presidenti Begaj do të jetë prezent sot në seancë plenare për të mbajtur një fjalë përshëndetëse. Edhe pse lajmi është konfirmuar nga media, dua të sqaroj se kjo nuk na është njoftuar zyrtarisht as nga Kuvendi dhe as nga Presidenca. Për të shmangur çdo keqkuptim, dhe duke mos dashur të bësojmë se Presidneti i Republikës është përfshirë në një skenar të provokimit të opozitës, dua të konfirmoj se Grupi Parlamentar i PD dhe opozita në Parlament janë në një betejë me mazhorancën për të fituar të drejtat kushtetuese të opozitës që mohohen prej muajsh nga Edi Rama. Kjo betejë do të vijojë edhe në seancën e sotme e deri në plotësimin e kërkesave tona kushtetuese.

Në vlerësimin tonë Presidenti i Republikës duhet të kontribuojë në funksionimin normal të Parlamentit, duke duke ndërmarrë akte që nuk rrënojnë parlamentarizimin dhe lejojnë opozitën të përmbush rolin e saj kushtetues në një shoqëri demokratike, ku veçojmë të drejtën për kontroll parlamentar. Presidenti Begaj ka të gjitha mundësitë kushtetuese për të garantuar respektimin e Kushtetutës dhe ne gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje që të mos keqpërdoret nga mazhoranca si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita është e vendosur për të mos lejuar funksionimin normal të Parlamentit, deri në mundësimin e të drejtave të saj kushtetuese./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB