Politikë

Dy deputetë në konflikt interesi? Socialistët me shumicë vote refuzojnë të firmosin deklaratën

Opozita deklaroi se dy prej deputetëve socialistë janë në konflikt interesi, Plarent Ndreca dhe Milva Ekonomi

E.K
Dy deputetë në konflikt interesi? Socialistët me shumicë
Komisioni i shendetesise

TIRANË- Deputetët socialistë në Komisionin Hetimor për koncensionet në shëndetësi, kanë refuzuar që të firmosin deklaratën për konfliktin e interesit. Me shumicë votash, socialistët vendosën që kjo çështje të mos futej në rendin e ditës së komisionit, me argumentin se konflikti i interesit shqyrtohet nga organe të tjera dhe jo nga Kuvendi.

Pasi deputetja Vokshi shpërndau formularët, Ndreca u çua për t’u larguar nga mbledhja, por u kthye sërish, ndërsa socialistët e tjerë nuk lëvizën nga vendi. Ndreca në një moment u tha socialistëve “ngrini dorën ne votojmë kundër”. Kjo deklaratë ngjalli debati, pasi opozita pretendon se Ndreca po shkel ligjin dhe se nuk ka te drejtë të kalojë çështje në votim.

Megjithatë Vokshi u detyrua që kjo çështje të kalonte në votim, dhe në përfundim nuk u fut në rendin e ditës. 

Vokshi tha se socialistët kanë frikë të firmosin deklaratën, sipas saj se Ndreca është në konflikt të interesi, pasi ka qenë avokat i një prej të akuzuarve për koncesionin e sterilizimit, ku bëhet fjalë për Arben Gjatën.

Ndërkohë, deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se edhe anëtarja tjetër e komisionit nga ana e mazhorancës, Milva Ekonomi është në konflikt interesi, pasi ka qenë zv.ministre e Shëndetësisë në kohën kur janë dhënë koncesionet. Duke iu referuar lajmeve, Zhupa tha se Ekonomi ka firmosur pasi ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe për këtë ka dëshmuar edhe në SPAK./ZËRI 

Poll

MOS HUMB