Politikë

Dy vota tepër në kutinë e votimit/ Tensione në KZAZ në Durrës, PD kërkon rinisje të procesit, PS: Lapsus

Ata kanë ngritur dyshime rreth vlefshmërisë së kutisë së numëruar.

I.F
Dy vota tepër në kutinë e votimit/ Tensione në KZAZ në
Durrës

DURRËS- Gjatë procesit të numërimit të votave një incident është regjistruar në KZAZ numër 22 në Durrës. Vëzhguesit demokrate kanë konstatuar parregullsi në një nga kutitë e votimit, ku dy vota rezultojnë më shumë nga sa ishin votues. Ata kanë ngritur dyshime rreth vlefshmërisë së kutisë së numëruar.

Kandidatja e listës së hapur të Partisë Demokratike Jola Hysaj kërkoi që të ndërpritej procesi dhe të rinisë sërish votimi i kutisë në fjalë. Ajo shtoi se duhet të zbatohen të gjitha procedurat ligjore sipas rregullave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rastet kur numri i votave del më tepër se sa pritet.

Por, nga ana tjetër anëtarët e Partisë Socialiste kanë ndërhyrë dhe kërkuan që të vazhdojë procesi i numërimit, duke u shprehur se nuk ka vend për alarm./ZËRI

Poll

MOS HUMB