
TIRANË- Zyrtarë dhe ish-drejtues policie, por edhe ish-deputetë të Kuvendit të Shqipërisë duket se janë "kapur" në dosjen "Metamorfoza II". Në bisedat e fundit të zbardhura nga "ReportTV", në aplikacionin Sky Ecc, shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni flet për vota. Në një bisedë të datës 5 mars 2021, ai kërkon vota për kandidatin për deputet, Myslim Murrizi. Për të thotë se ka lidhje miqësie, por edhe se ka detyrime ndaj tij. Se çfarë, nuk e shtjellon më tej. Por personi me të cilin flet, i cili ndodhej në Valencia të Spanjës, i thotë se do i sigurojë 15 vota nga nipërit dhe të afërmit e tij.
PJESË NGA DOSJA:
Në dosje thuhet se në datën 05.03.2020, ai përfshihet në fushatë zgjedhore për një subjekt të caktuar politik dhe se biseda bëhet në orën 18:28:53.
Dedan Gjoni komunikon me përdoruesin J… dhe kërkon të sigurojë vota për kandidatin Myslim Murrizi dhe subjektin zgjedhor ku ai është përfaqësues Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.
Shtetasi Dedan Gjoni zhvillon bisedat:
Dedan Gjoni --Si te kam.
J…: Ca bëre shok....mir je...un mir qetësi pz...
Dedan Gjoni: -Shok do me ndihmosh me vota
J…: hahaha.në kdo momente nuk e di me ko je pz...kam shum dyshime per ty...
Dedan Gjoni: Me Myslym Murrizin Shok sa te kem mundesi do e ndihmoj....
J…: Më pëlqen...kam simpati...
Dedan Gjoni: Eshte i vetmi që kam mik e detyrim...Me ndihmon mua......A më ke shok...
J…: Nja 15. ota ti jap nga valencia online...kto që kam me dokumenta..
Dedan Gjoni: Ore në Tiranë. Hahah. Jepi urdhër babes nipit fortë... Hahaha...
J...: Aty do jem per vitime...
Dedan Gjoni: Ok shok... Mirardhsh..."
Të njëjtën bisedë Dedan Gjoni ka bërë dhe me Ismail Zenelin, në kërkim si i dyshuar i përfshirë në këtë grup kriminal. Edhe këtij të fundit i kërkon vota për subjektin që përfaqëson Myslim Murrizi. Ky i fundit e orienton që të shkojë në Bathore, për të takuar një person që mesa duket do i siguronte mbi 200 vota.
Dedan Gjoni: Sot isha me deputetin...Do na ndohmosh me vota... Me sa njerez ke....Se e kemi mik te mire...
Ismail Zeneli: Qa je ti?
Dedan Gjoni: Une demokrat jam....Por i duam per partine e myslimit...E kam sh mik Murrizin
Ismail Zeneli- audiofile "shko fol me ate byrazelin atje ne bathore e ti gjajne ai nja 200 vota se a demokrat me ate byrazelin tem me ate shoferin e kamioni. 200+-Fol ti me te.. Se myslimi eshte ndare nga pd....Por e djathte eshte...
Dedan Gjoni: Fol nje here ti me te..
Ismail Zeneli: -Ok ok... Pa merak.."
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai