Politikë

E keni takuar babain tuaj? PËRGJIGJET Argita Malltezi

Ndërsa pyetjes se a e ka takuar babain, ajo u përgjigj duke thënë se banon me të në të njëjtën shtëpi. 

E.K
E keni takuar babain tuaj? PËRGJIGJET Argita Malltezi
Argita Malltezi

TIRANË- Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar protestës që po mbahet në rrugën “Mustafa Matohiti”, në mbështetje të babait të saj, i cili qëndron në “Arrest shtëpie”. Gjatë fjalës së saj për mediat, Malltezi u shpreh se drejtësia është e kapur. Ndërsa pyetjes se a e ka takuar babain, ajo u përgjigj duke thënë se banon me të në të njëjtën shtëpi. 

Argita Malltezi: Vendimi i Gjykatës është i paligjshëm, antikushtetues. Është kjo arsyeja se pse ai vendim nuk mund të qëndrojë, nuk ka nevojë për një vendim tjetër, e rrëzon Kushtetuta. Për me tepër Kodi i vjetër i mëparshëm i procedurës penale ka pasur një dispozitë që përcaktonte kufizimin e komunikimeve të personit nën masë sigurie personale me publikun. Për shkak të precedentëve që vendos Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut kjo u suprimua në Kodin e ri të Procedurës Penale. Gjykata ka vendosur një masë të pa mbështetur në ligj çka përbën një shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut përveçëse të Kushtetues së Shqipërisë.

PyetjeKeni besim tek Gjykata e Apelit?

Argita Malltezi: Ky është një ushtrim shumë i mirë, ne do të bëjmë apelime të vazhdueshme në mënyrë që të demostrohet para gjithë publikut dhe atyre që mund të kenë dyshime që kjo është një drejtësi e kapur. Si mund të ketë një Gjykatë që vendos pa u mbështetur në ligj leje më që bie ndesh me Kushtetutën. Ne do të vazhdojmë me këtë rrugë.

PyetjeE keni takuar babanë tuaj?

Argita MallteziSigurisht, banojmë bashkë.

Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "Arrest shtëpie" me kërkesë të SPAK. Më herët për dosjen “Partizani” është arrestuar dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe u la në “Arrest shtëpie”./ZËRI

Poll

MOS HUMB