Politikë

Emërohet zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Pipa u emërua në detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë. 

E.K
Emërohet zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Lira Pipa

TIRANË- Lira Pipa do të jetë zëvendësministrja e re e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Pipa u emërua në detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë. 

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të     ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Lira Pipa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është një dikaster i ri, i krijuar pak javë më parë me propozim të Kryeministrit Edi Rama. Në krye të kësaj ministrie është emëruar Blendi Gonxhja./ZËRI

Poll

MOS HUMB