Politikë

Emigrantët votojnë për herë të parë/ Kume: Sa më pak, aq më mirë! Rado: Kostot për dërgimin e fletës së votimit në Shqipëri

Kume tha se pjesëmarrja e emigrantëve në votime nuk do të jetë e lartë dhe kjo sipas tij ndikon për mirë

E.K
Emigrantët votojnë për herë të parë/ Kume: Sa
Kristaq Kume dhe Klodian Rado

TIRANË- Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, emigrantët shqiptarë do të kenë mundësi që të votojnë, dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Ky proces që ndodh për herë të parë në Shqipëri, pritet me pasiguri, për shkak se edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është përballë një risie.

Por a do të shfaqin interes emigrantët që të bëhen pjesë e votimit në Shqipëri? Kjo mbetet për t’u parë. Klodian Rado, eksperti i lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë dhe Kristaq Kume, ish-Kreu i KQZ, të ftuar në Top Story dhanë detaje se si do të funksionojë vota e diasporës në zgjedhjet 2025.

Kume tha se pjesëmarrja e emigrantëve në votime nuk do të jetë e lartë dhe kjo sipas tij ndikon për mirë, pasi nuk mund të vendosë se kush do të qeverisë, dikush që nuk jeton në atë vend, dhe nuk i ndjen pasojat e pushtetit.

“Pres të ketë ndikim të votës së diasporës në rezultatin zgjedhor. Nuk pres përqindje të lartë, as nuk do doja sepse nuk mund ta vendosin ata që nuk jetojnë këtu dhe të mos jenë pranë asaj çfarë bën qeverisja”, tha ai.

Nga ana tjetër Rado zbuloi se cila është vështirësia e emigrantëve dhe pse duan të votojnë ata, ndërsa tregon hapat që do të ndjekin për të votuar. Sipas avokatit, i cili mbështet votën e diasporës, kostoja për dërgimin e fletës së votimit në Shqipëri është 80 dollarë për person. 

Pse angazhohesh?

Rado: Shqipëria është çështja jonë, sepse kemi të njëjtat interesa. Zëri i emigrantëve është i lartë. Numri i lartë, është faktor që nuk mund të mos merret parasysh. Të mendosh që një vendim i GJK të mos zbatohet, është të mos kesh më shtet.

Kush është vështirësia e shqiptarëve në emigracion?

Rado: Shumë nga emigrantët vendin e tyre duan ta shohin mirë. Borxhi publik është problem, i bie të kem pjesën time. Shumë e kanë në mendje të kthehen, të investojnë.

Kush janë detajet që fshehin ‘djallin’ në këtë çështje?

Rado: Është pjesa e kostove, 80 dollarë dërgimi i një flete votimi për një familje me 5 anëtarë shkon 400 dollarë. Kushti që të jesh shtetas i republikës së Shqipërisë, ky është problemi i dytë, të kenë një ID aktive. E treta, transparenca e votës. Pra a do numërohet vota ime.

Si fillon procedura?

Rado: Duhet të shfaqë vullnetin deri në 60 ditë para votimit, të aplikosh për të votuar. Në 60 ditë fillon procedura për të dërguar materialin, pra mund të votojë para votuesve në Shqipëri. Futet vota në zarf dhe dërgohet në KQZ. Nuk duhet të vijë më vonë orarit që mbyllet këtu procesi i votimit. Nëse je nga Kukësi, do të numërohet si votë e një votuesi nga Kukësi.

Poll

MOS HUMB