Politikë

'Çfarë mase do kërkoni për Berishën?'/ Kraja i përgjigjet Alibeajt: Edhe burg, edhe 'arrest shtëpie', vendos GJKKO

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pyeti Arben Krajën, ndërsa ky i fundit u përgjigj se do kërkojnë dy masa të ndryshme.

k.m.
'Çfarë mase do kërkoni për Berishën?'/
Arben Kraja dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Prokurori i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja tha se ende nuk e ka vendosur se cilën masë sigurie do të kërkojë para trupës gjykuese për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në fjalën e tij në Komisionin e Mandateve, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pyeti Arben Krajën, ndërsa ky i fundit u përgjigj se do kërkojnë dy masa të ndryshme.

PJESË NGA SEANCA: 

Alibeaj: Keni paraqitur një kërkesë, doja të dija tani prej jush cilat janë opsionet që keni ndërmend përderisa keni ardhur në parlament?

Kraja: Arrest me burg dhe arrest në shtëpi janë dy masa të ndryshme. Kemi kërkuar leje për ashpërstimin e masës së sigurimit. Kemi kërkuar leje për të dyja, pastaj në varësi të vendimarrjes së Gjykatës do kërkojmë njërën prej tyre. Pastaj se çfarë bën gjykata është një histori tjetër...

Poll

MOS HUMB