Politikë

Fatmir Mediu propozon krijimin e Federatës së Opozitës, Duka: Të lënë hallet personale Berisha dhe Basha

Kjo Federatë do të mandatojë një grup deputetësh, përfaqësues për marrëdhëniet dhe diskutimin me partnerët ndërkombëtarë, për cështjet me rëndësi për vendin dhe rajonin.

f.t
Fatmir Mediu propozon krijimin e Federatës së Opozitës, Duka:
Fatmir Mediu

TIRANË-Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir mediu deklaroi se opozita duhet të krijojë dialog. Gjatë një konference për mediat u diskutua për një propozim të përbashkët të disa partive parlamentare dhe joparlamentare për bashkimin e opozitës duke krijuar një federatë. Mediu u shpreh se duhet të jenë të bashkuar për të ndryshuar realitetin politik në vend dhe se çështjet e brendshme të PD nuk i zgjidhin partitë aleate.

"Opozita duhet të jetë e bashkuar, vetëm kështu mund të ndryshojë realitetin politik në Shqipëri. Shqipëria ka qenë vendi i të mundurave të habitshme. Të gjithë ata që duan të kontribuojnë në një qëndrim të përbashkët të opozitës padyshim i kemi parë si marrëdhënie racionale. I ngelet partive politike që të përcaktojnë qartë pozicionin e tyre në raport me qëndrimet. Partitë mund të funksionojnë edhe jashtë kësaj Federate, por shpresoj që të kenë një qëndrim të qartë që i shërben interesave të vendit dhe të opozitës”, tha Fatmir Mediu.

Nga ana tjetër kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka theksoi se opozita duhet t’i thërrasë arsyes, pasi është shpërbërë.

"Kemi shpresë që duke i shërbyer bashkimit, t’i thërrasim arsyen, opozita është e shpërbërë,. Ne duhet t’i lëmë problemet, hallet individuale dhe të bashkohemi rreth një qëndrimi strategjik . Duhet secili nga ne të lëshojë nga pak që t’i shërbejë në të mirë opozitës. Edhe ajo për reformënz gjedhore, një tentativë bashkmi ishte. Ne përpiluam një listë me 35 deputetë, ishin dhe nga Rithemelimi dhe nga PD,"- u shpreh Duka.

Deklarata e plotë:

Propozimi i disa prej partive opozitare:

1.Institucionalizimi i Federatës së opozitës, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë;

Me moton “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”.

-Federata koordinohet nga një grup koordinator deputetësh, që pranohen nga faktorët politikë të opozitës.
-Transformimi i kësaj Federate në një koalicion bashkimi opozitar, duke përcaktuar emrin e saj, programin politik dhe logon e kësaj Federate.
-Përcaktimi i strategjisë elektorale të koalicionit (Federatës).
-Përfshirja në bashkëpunim Institucional me organizatat e diasporës, për të garantuar votimim e diasporës dhe kandidimin e tyre.
-Përcaktimi i rregullave të funksionimit të këtij koalicioni për cëahtjet që do diskutohen, kohën e takimeve dhe mënyrën e vendimarrjes.
-Të synohet vendimarrja konsensuale ose në të kundërt me 2/3 e votave të deputetëve të opozitës.
-Mbledhja është e detyrueshme të mblidhet me kërkesën e cdonjërit nga kryetarët e partive parlamentare apo përfaqësues i grupit koordinator.
-Kjo Federatë do të mandatojë një grup deputetësh, përfaqësues për marrëdhëniet dhe diskutimin me partnerët ndërkombëtarë, për cështjet me rëndësi për vendin dhe rajonin.
-Organizimi i kësaj Federate në nivel lokal, rajone dhe Bashki.

2. Organizimi parlamentar.

Takimi parlamentar i opozitës me përfshirjen e gjithë deputetëve të opozitës, të dalë nga zgjedhjet e 2021, nën koalicionin PD-AN dhe përfaqësuesve parlamentarë të partive të tjera. Reforma Zgjedhore: Tejkalimi i problemit të përfaqësimit të opozitës në Komisionin Ad Hoc, duke krijuar mekanizmat e një mirëkuptimi opozitar inkluziv.

Propozojmë:

-Opozita të zgjedhë me votën e gjithë deputetëve të saj, përfaqësuesit në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Cdo grup parlamentar duhet të jetë i përfaqësuar në këtë komision. Deputetët zgjedhin me 2/3 bashkëkryetarin. Nëse në dy raunde nuk zgjidhet, atëherë në raundin e tretë e zgjedhin me shumicë të thjeshtë.

-Komisionet hetimore, në respektim të së drejtës kushtetuese të opozitës dhe Parlamentit, në funksion të kontrollit të qeverisë.
-Koordinimi i vendimeve dhe veprimeve parlamentare të opozitës.
-Koordinimi i qëndrimeve në Asambletë Parlamentare apo përfaqësimet ndërkombëtare.
-Deputetët mblidhen të paktën 1 herë në javë. Cdo grup prej 5-7 deputetësh, ka të drejtë të thërrasë takimin, me detyrimin për të prezantuar me shkrim propozimin apo qëndrimin tek përfaqësuesit e tjerë, me synimin:
-Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe respektimin e Kushtetutës.

3. Grupi i Punës për marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar:

-Formatimi i një qëndrimi të qartë si vend i NATOs dhe në procesin e anëtarësimit Europian për zhvillimet gjeopolitike si dhe rajonin e Ballkanit;
-Qëndrim i qartë kundër influencave të aktorëve të tretë, në mënyrë të vecantë Rusisë dhe Kinës, të cilët synojnë frenimin e anëtatësimit Euro-Atlantik të Ballkanit;
-Krijimi i një boshti të qëndrueshëm bashkëpunimi politik, ushtarak dhe ekonomik me vëndet e NATOs në Ballkan.
-Marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë partneriteti, vecanërisht me partnerin strategjik SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe.
-Qëndrimi i koordinuar me faktorin institucional dhe politik shqiptar në rajon, jashtë cdo paternalizmi, në lidhje me Kosovën, rajonin dhe në kuadër të NATOs.
-Përgatitja dhe dokumentimi i situatës në Shqipëri, duke u mbështetur në fakte si dhe raporte ndërkombëtare si; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera të Komisionit Europian, propozime të zgjidhjeve dhe alternativat opozitare.
-Respektimi kushtetutes, Reforma Zgjedhjore, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, zbatimi i detyrimit ligjor dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votimin e diasporës, avancimi në proçesin e integrimit të vendit në BE.
-Nevoja e dialogut pozitë-opozitë me prezencë të ndërkombëtarëve (grupi i miqëve të Shqipërisë), me prioritetet e prezantuara më sipër dhe rikthimi i Parlamentit dhe debatit politik në normalitetin e një vendi anëtar të NATOs.
-Bashkëpunimi me trupin diplomatik në Tiranë, për zgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrim qëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet.
-Bashkëpunim me OSBE dhe ODHIR, për Reformën Zgjedhore. Angazhimi pranë Komisionit Ad Hoc të Reformës Zgjedhore të një eksperti të ODHIR-it.

4.Krijimi i Senatit të Opozitës:

-Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura inteletuale të artit, mjekësisë, Universiteteve, kulturës, me figuara të shquara, që janë jashtë vendit.

Poll

MOS HUMB