Politikë

"Fluturon" çmimi i naftës, Braçe: Rritje e qëllimshme para fundjavës, të rikthehet Bordi i Transparencës

Gjithashtu, Braçe kritikoi tregtarët e karburanteve, duke thënë se gjatë kohës kur funksiononte Bordi i Transparencës nuk mund të rrisnin çmimet sipas dëshirës.

zh.ll
"Fluturon" çmimi i naftës, Braçe: Rritje e
erion brace

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të karburanteve, duke kërkuar rikthimin e Bordit të Transparencës. Sipas tij, nafta është shtrenjtuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, duke arritur në 214-216 lekë për litër.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe e cilësoi këtë rritje si të qëllimshme, duke theksuar se ajo ka ndodhur në prag të fundjavës, kur fluksi i pushuesve është më i lartë.

Gjithashtu, Braçe kritikoi tregtarët e karburanteve, duke thënë se gjatë kohës kur funksiononte Bordi i Transparencës nuk mund të rrisnin çmimet sipas dëshirës. 

Postimi i plotë i Braçes:

NAFTA KERCEU SOT NE 214-216 LEKE PER LITER;
E ZAKONSHMJA KJO.
NAFTA TJETER, AJO E MIRA QE NUK TE DJEG MAKINEN,
NIS ME 218 DHE ARRIN NE 230 LEKE PER LITER.
TREGTARET E RRITEN CMIMIN ne nisje te fundjaves, kur ndodh gjithashtu fluksi me i madh i PUSHUESVE TE KORRIKUT QE KTHEHEN dhe fluksi edhe me i madh i PUSHUESVE TE GUSHTIT QE SHKOJNE NE DESTINACIONET TURISTIKE.
E QELLIMTE? JA BEN MUUUUUUUU!
E njejta gje edhe sot ne Itali nga mjeshtri i Kartelit te Naftes kopjon vazhdimisht.
Nje jave e pak me pare KERKOVA KTHIMIN NE PUNE TE BORDIT-paralajmerova kete qe po ndodh sot;
E dija qe keta qe nuk fituan me lopate gjate kohes se BORDIT, do benin cmos te fitonin me koven e skrepit tani, ne pik te sezonit!
DUHET BORDI QE KETA MOS I JAPIN NJE GODITKE FATALE SEZONIT NE KULM TE TIJ, duke shtrenjtuar e thuajse kufizuar levizshmerine neper destinacionet e ketij vendi!

Çmimi i naftës ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit në pikat e karburanteve në vend, duke kaluar në shumë raste mbi 214 lekë për litër./ZËRI

Poll

MOS HUMB