
TIRANË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në vizitën e tij të parë në vendin tonë ka takuar këtë mëngjes, kreun e qeverisë Edi Rama. Pas përshëndetjes dhe shtrëngimit të duarve në hyrje të godinës së kryeministrisë, ai e ka shoqëruar për në ambientet e zyrës, ku i ka dhuruar edhe librin e tij me piktura.
Në ambientet e Kryeministrisë është hapur dhe ekspozita më titull, ‘Ukraina, një krim lufte’, ku janë ekspozuar 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus. Ekspozita është e hapur për publikun nga sot deri në 23 mars, në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri./ZËRI