
TIRANË-Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të vizitojë Tiranën ditën e nesërme, më 22 maj. Përgatitjet mesa duket kanë filluar nga dita e sotme, ku në disa rrugë të Tiranës janë vendosur flamujt e Mbretërisë së Bashkuar dhe në fasadën e godinës së Universitetit Politeknik është vendosur dhe një poster i madh me portretin e Cameron.
“Welcome Lord Cameron”, shkruhet në poster.


Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe MinistrIn për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Raportohet se fokusi i bisedës do të jetë tek emigrantët e paligjshëm dhe gjetja e një strategjia për pakësimin e numrit të tyre. Po ashtu biseda do të përqëndrohet dhe tek lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. /ZËRI