Politikë

Fushata e PS- Lezha me lahutë! Elbasani me 'Ecim përpara’, Mazniku: E kemi ndarë mendjen me Ramën drejt BE

F.I
Fushata e PS- Lezha me lahutë! Elbasani me 'Ecim përpara’,
Ulsi Manja

TIRANË-Qarku i Lezhës në çeljen e fushatës së PS me Luhutën e Malësisë. Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja tha se duan të paktën 4 mandate.

“Nuk do flas gjatë, Shqipëria ka qenë prej moti në Europë, por me Ramën dhe PS më 11 maj ne do ta sjellim Europën në këtë shesh për të folur shqip edhe ne njëlloj si gjithë të tjerët në familjen europiane. Votojmë PS për të marrë jo më pak se 4 mandate nga 7 që ka qarku i Lezhës”, tha Manja.

Ndërkohë qarku i Elbasanit u prezantua me këngën “Ne ecim përpara”, kënga që shoqëroi fushatën e PS gjatë zgjedhjeve të kaluara, e shkruar nga Petrit Vullkani. Drejtuesi politik i këtij qarku, Arbjan Mazniku shprehu bindjen se PS do të marrë 9 mandate.

"Ashtu si gurët e këtij sheshi që kanë ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, sot nga çdo cep Shqipëria është bashkë, e qartë për drejtimin që do të marrë. Përpara kemi sfidat që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, bërja më në fund realitet e ëndërrës së shqiptarëve për të qenë të barabartë si qytetarë si të Evropës. Dhe sot si gjithë Shqipëria, Elbasani e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës për zhvillimin e turizmit,  për automotorparkun. Librazhdi e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës për zhvillimin e turizmit, gramshi e ka ndarë mendjen drej Evropës me PS dhe Ramën për rivitalizimin e industrisë së mbrojtjes. Cërriku e ka ndarë mendjen për t’i dhënë zhvillimin që duhet bujqësisë. Peqini e ka ndarë mendjen për t’u ndërlidhur me autostradat e reja dhe lonijat e trenit që po lidhin tashmë Elbasanin. Përrenjasi e ka ndarë mendjen drejt Evropës për të rivitalizuar turizmin dhe industrinë minerare. I gjithë Qarku i Elbasanit e ka ndarë mendjen i sigurt se duhet të ecë drejt Evropës. Qarku i Elbasanit i vendosur se do të vijë me 9 mandate, rezultatin më të mirë që PS ka pasur ndonjëherë për të siguruar ndonjëherë për të siguruar që jo vetëm Elbasani por edhe gjithë Shqipëria të ketë rezultatin më të mirë që ka pasur PS.”, u shpreh ai.

Poll

MOS HUMB