Politikë

Gjin Gjoni i futet politikës, kandidon për kryetar të PD në Lezhë, Bardhi: Nuk e njoh

Bardhi u shpreh se emri i Gjonit është propozuar nga anëtarësia, dhe se ai nuk e njeh personalisht

E.K
Gjin Gjoni i futet politikës, kandidon për kryetar të PD në
Gjin Gjoni

TIRANË- Ish-gjyqtari Gjin Gjoni, i cili u largua me bujë nga sistemi, për t’i shpëtuar Vetingut, do të kandidojë për t’u zgjedhur kryetar i PD-së së Rithemelimit në Lezhë. Edhe pse dikur në drejtimin e Lulzim Bashës kishin qenë kategorikisht kundër kandidimeve nga persona që nuk kanë kaluar Vetingun, tashmë demokratët nuk përjashtojnë askënd nga gara. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u pyet nga gazetarët për këtë kandidim, ndërsa tha se emri i tij është propozuar nga anëtarësia.

“Kryesia e Partisë ka bërë një miratim të propozimeve nga degët e Partisë, është komisioni i zgjedhjeve ai që do të bëjë miratimin final të atyre që do të futen në garë. Ka kushte në statut, të parashikuara, rastin në fjalë nuk e njoh, informacionin më të detajuar mund ta merrni te sekretariati i partisë”, u shpreh Bardhi gjatë konferencës.

Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen si Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë në vitin 2020, para se të kalonte në procesin e vetingut.

Gjyqtari Gjoni u shortua për t’iu nënshtruar procesit të vetingut në vitin 2018, ndërkohë që në tetor të të njëjtit vit ai mori leje prindërore 2-vjeçare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gjoni pretendonte se vettingun po e kalonin vetëm “shërbëtorët e politikës” dhe ata që “firmosin dhe vulosin pa menduar”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB